"Energjia", Cani: I shkojmë deri në
fund aksionit, vjedhësit para ligjit

fund aksionit, vjedhësit para ligjit">
Shefi i financave Shkëlqim Cani ka siguruar se qeveria është e vendosur të t’i shkoj deri në fund luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike. Pasi ka marrë pjesë në një aksion të OSHEE në rrugën e Kavajës në kryeqytet Cani u shpreh për mediat se energjia elektrike e papaguar dhe e vjedhur, i kushton buxhetit të shtetit në vit rret 150 milionë euro, për rrjedhoj çdo qytetar duhet të paguaj atë dhe jo të vjedhë .

“Drejtuesit e OSHEE më falenderuan mua dhe qeverinë për mbështetjen që po u japim, por në fakt jemi ne që duhet t’i falenderojmë për punën e vështirë të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura dhe shkëputjes së lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Energjia elektrike e papaguar dhe e vjedhur, i kushton buxhetit të shtetit në vit rret 150 milionë euro. Kjo është e patoleureshme”, deklaroi ministri Cani për mediat.

Aksionet e fundit sipas ministrit kanë ndërprerë 19 mijë lidhje të paligjshme 

“Nuk mund ta mbulojnë vjedhjen e energjisë konsumatorët e ndershëm që e paguajnë. Kjo nuk mund të ndodhë më. Duhet të ndërgjegjësohen për ta paguar, përpara se të përballen me forcën e ligjit”, vijoi më tej ministri.

Të dhënat e fundit tregojnë se, brenda harkut kohor të një viti, kompania ka reduktuar humbjet në rrjet deri në 31.7 %, të rrisë arkëtimet me 20%, si dhe të menaxhojë treguesit financiarë duke kursyer 7.6 milionë dollarë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)