Kjo do të jetë fundjava më e kushtueshme sa i takon energjisë elektrike, ku një ditë do të kushtojë mbi 3.8 milionë euro. Në tenderin e fundit të hapur nga Korporata Elektro-energjetike, janë shpenzuar mbi 7.6 milionë euro për të blerë energji elektrike për të shtunën dhe të dielën. Për të furnizuar konsumatorët janë blerë në total 15,624 megavat energji në bursë me çmim mesatar 487 euro. Këto janë vlerat më të larta të shpenzuara për të blerë energji për vetëm dy ditë.
Çmimet e energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare ditët e fundit kanë kapur shifra rekord deri në 747 euro për megavat. Prej janarit deri më tani janë importuar rreth 260 milionë euro energji elektrike, ndërkohë që blerjet nuk do të ndalojnë. Menjëherë pas mbylljes së tenderit të fundjavës, KESH ka bërë shpalljen tjetër ku kërkon të blejë 47,600 megavat energji elektrike, për datat 22-28 gusht.
Këto ankande për blerje energjie po bëhen në një periudhë ku në vend thatësira dominon, ndërsa në bursën Hungareze aktualisht çmimi për megavat është mesatarisht 517 euro, dhe pritet të arrij kulmin në darkë në 568 euro një megavat.
Për shkak të krizës globale të energjisë, ku çmimet po rriten vazhdimisht, qeveria ju bën thirrje qytetarëve që të kursejnë. Nga ana tjetër situata hidrike në vend nuk është optimiste pasi vetëm në 2 javët e para të muajit gusht niveli i Fierzës ka rënë me rreth 3 metër, dhe aktualisht është në kuotën e 278.6 metër.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Nga 1 shkurti ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për konsumin deri 700 kWh në muaj! Nuk ndryshon mbi këtë fashë
8 Janar, 11:21
-
ERE shqyrton të martën kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët
6 Janar, 15:39
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
Po me 4 mil€ panele diellore ndricohet nje qytet? Pse shkollat , spiatalet etj qe u bene nga rindertimi nuk kane panel djellor ? Jepni dorheqjen se nuk jeni per pune ju joooo!
PërgjigjuCa i keni kto propaganda ore. Si ore 8 miliard euro ne vit kushtonka energjia qe harxhon Shqipëria. Jeni ne vete o hajduterrrr
PërgjigjuFurnizim me drita e?! Dmth do blihen llamba. Apo do blihet energji elektrike?! Shkolle keni bere?! Apo ate te rruges.
Përgjigju