TIRANE - Një grup i posaçëm operacional do të ngrihet për të arrestuar bashkëpunëtorët e vjedhjes së energjisë brenda Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo njësi speciale do të jetë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë dhe do të ketë synim eleminimin e abuzimeve brenda Shpërndarjes. Janë pikërisht punonjësit e OSHEE që në pjesën më të madhe kryejnë lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këmbim të parave që marrin nga pronarët e bizneseve apo familjarët e thjeshtë. Duke i parë si “personazhët” kryesorë të shkeljes së ligjit, ndaj edhe dënimi për ta është më i madh, 5 vjet burg, ndërsa për personat që i gjendet lidhja e jashtëligjshme dënimi është 3 vjet heqje lirie.
Nisma e qeverisë për këtë strukturë operacionale u prezantua nga ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. “Arrestimi i punonjësve të OSHEE është veprim i zgjuar dhe ka efekt të jashtëzakonshëm edhe për parandalimin, se ai nuk zhvillohet i izoluar. Masivisht klienti si fut duart në sistem pa ndihëm e punonjësve”, tha Gjiknuri.
Ndërsa më tej dhe kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi ngritjen e kësaj njësie përmes Twitter. “Ngrihet Njësia Operacionale Speciale në varësi të Ministrit të Energjisë për ndjekjen e kapjen e bashkëpunëtorëve të hajdutëve brenda OSHEE”, -shkroi Rama.
Redaksia Online
(Gre.MShqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?
-
I nevojshëm
70.3%
-
I pa nevojshëm
24.7%
-
Nuk kam mendim
5%
Vota total: 4035
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për fortifikimin e kufirit lindor
27 Maj, 20:02
-
Minxhozi: Turi patriotik i Ramës dhe urgjenca e afrimit të shqiptarëve drejt vendit të tyre
27 Maj, 19:47
-
A duhej miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS? 72% e votuesve në sondazhin e Shqiptarja.com thanë ‘Po’
27 Maj, 19:46
-
Tiranë/ Vdekja e 53-vjeçarit teksa punonte në pallatin në ndërtim, arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore
27 Maj, 19:44
-
Tiranë/ 53-vjeçari vdiq pasi ra nga pallati në ndërtim, i vëllai për Report Tv: Bëmë denoncim, 2 janë arrestuar! Duam drejtësi
27 Maj, 19:31
-
'Mbetjet e Banjskës' - Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?
27 Maj, 19:30
-
OKB i bën thirrje Izraelit të hetojë sulmin në Rafah
27 Maj, 19:29
-
Jakin Marena: Berisha e ‘klonët’ e tij kundër Dumanit, mbingarkesa e SPAK dhe Vettingu
27 Maj, 19:10
-
Ylli Pata: Çfarë reforme e re në drejtësi po del në breg?
27 Maj, 19:07
-
Operacioni për goditjen e trafikut të armëve, avokati: Duhej ndërhyrë me Forcat Speciale, efektivët rrezikonin jetën! Softa: Të zbulohej pritësi
27 Maj, 19:02
-
Avokat Cakrani: Bardhi shkoi te Rithemelimi për t’i marrë partinë Berishës, u fut në lojë Escobar! Ibsen Elezi: Ai s'ka shtyllë kurrizore
27 Maj, 18:51
-
A duhet tani një bashkë-aplikim sportiv me Serbinë?
27 Maj, 18:40