TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në kryeministri grupin e Task Forcës për energjinë që udhëhiqet nga zv/kryeministri, Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë theksoi problematikën e trashëguar në sistemin energjetik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes. Taska Forca e mbledhur në nivel ndërqeveritar synon përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe minimizimin e humbjeve në rrjet
Gjendja
Duke u ndalur tek shifrat e regjistruara gjatë vitit 2012 dhe 2013, kryeministri Rama tha se ka një numër të madh të konsumatorëve që janë borxh me energjinë, dhe po kështu edhe biznese. Sipas tij, gjendja në vitin 2013 është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa përmirësim i lehtë është regjistruar me marrjen e masave në tetor nga administratori i ri. “Në kushtet e sotme 91% e kontratave të konsumatorëve dhe 88% të kontratave të biznesit rezultojnë me borxhe në kontratat e energjisë elektrike. Këto shifra flasin vetë për sitiuatën e trashëguar dhe rëndësinë e kësaj taskforce. Humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6% në tetor, 43.3% në nëntor, 55% në dhjetor 2012. Energjia që do shkonte për shërbimin dhe ndriçimin e një vendi, ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi.
Gjendja është përkeqësuar në vijim gjatë vitit 2013, dhe krahasuar me një vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar. Me fillimin e punës nga administratori i ri në 20 tetor 2013, dhe marrjes së masave të menjëhershme për të frenuar hemoragjinë e rëndë në sistem ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe i qëndrueshëm i humbjeve dhe vjedhjes. Kjo Task Forcë ka detyrimin që të vendosë të gjithë strukturat e shtetit në shërbim të një misioni të qartë, kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe vjedhjes, nënjë grafitk në renie të vazhdueshme, dhe kthimin në situatë normale. Në dhjetor 2013, humbja ka qenë 2.4% më e vogël se humbja e të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Borxhet
Kryeministri tha se Qeveria do të shlyejë të gjitha borxhet që institucionet shtetërore i kanë sistemit të energjisë pa akumuluar borxhe të reja. Sipas kryeministrit, një ndër debitorët më të mëdhenj kanë qenë vetë institucionet shtetërore, duke theksuar se kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kreu i Qeverisë tha se fillimisht Task Forca do veprojë në dy nivele, në nivel institucionesh buxhetore dhe publike, si dhe në nivel biznesi, ku energjia vidhet për qëllime fitimi.
Nisma
Zv.kryeministri, Niko Peleshi, i cili do të jetë edhe kreu i Task Forcës, tha se 45% e sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka humbur. “Kemi historikun e dështimit spektakolar të taskforcave të mëparshme, duke bërë t’i shohim ndryshe këto nisma. Por kjo taskforcë synon realizimin e objektivave në dy nivelet kryesore ku do fokusohet puna. 45% e sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka humbur. Pjesa më e madhe këtyre janë humbje nga vjedhja.
Por kështu humbje vijnë edhe nga mungesa e arkëtimeve. Sfida që kemi përpara është e një natyre ekonomike e financare, por ka një rol të rëndësishëm social. Taskforca për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljes së humbjeve në rrjet, kërkon një punë të vijueshme dhe të vështirë. Taskforca do shtrijë aktivitetin e saj në çdo qark, ku do drejtohet nga prefekti i qarkut. Funksionimi i taskforcës parashikon koordinimin e të gjithë insituticioneve shtetërore. Aktiviteti i saj do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2014. Raportimi do jetë mujor dhe grafikët do të bëhen publike”,-u shpreh ai.
Ja tarifat aforfe në mungesë të matësit
Të gjithë familjet konsumatore që nuk kanë matës të enegjisë elektrike në banesat e tyre ose e kanë të dëmtuar, konsumi i energjisë do të faturohet në formë aforfe. Kjo vjen pas një vendimi të ERE-s dhe do të aplikohet si më poshtë. Faturimi aforfe për një familje në Tiranë brenda qytetit, do t’i llogaritet për 600 kilovat orë në dimër dhe 400 kilovat në verë. Nga ana tjetër, për të njëjtën zonë, por për stinën e verës, një familje pa matës ose me matës të dëmtuar do të faturohet për 400 kilovat orë në qytet dhe 300 kilovat orë në fshat. Qyteti i Durrësit do të faturohet për 500 kilovat orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij për 400 kilovat orë.
Ndërsa, në verë, qyteti do të faturohet për 400 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 300 kilovat orë. Për sa i përket Fierit, në dimër do të faturohet për 500 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 350 kilovat orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kilovat orë për qytetin dhe 350 për fshatin. ERE ka vendosur që faturimi amorfe të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat. Një faturë aforfe me 600 kilovat llogaritet të shkojë afro 7500 lekë të reja, (me TVSH)megjithatë për shumë familje kjo mund të jetë e vlefshme pasi do të mund të shpenzojnë shumë herë më shumë se kjo faturë.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Do shlyejme borxhet