Energjia, serbët e EFT-së
fituan linjën me Malin e Zi

Energjia, serbët e EFT-së <br />fituan linjën me Malin e Zi
TIRANE- Ndërsa prej dy javësh në Shqipëri vijon jehona e skandalit të bllokimit të projektit për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, financim i bankës gjermane KfW, një linjë tjetër e rëndësishme është fituar prej serbëve, pa zhurmë dhe bujë.

Sipas dokumentit të prezantuar nga vetë grupi EFT, konkretisht nga kreu i saj i shitjeve, Mladen Apostoloviç, në 7 mars 2012, në Beograd,  një ndër sukseset e EFT është ndërtimi i linjës së interkonjeksionit së Shqipërisë me Malin e Zi në 2011. Sipas dokumentit të grupit EFT, ( Pjese te raportit i jane bashkangjitur shkrimit) linja e transmetimit të energjisë Mali i Zi-Shqipëri, 400 KV, Podgoricë-Tiranë/Elbasan, është mbyllur në maj 2011. Inaugurimin e kësaj linje interkonjeksioni e bëri vetë kryeministri Berisha në 5 August 2011, në Shkodër. Projekti me vlerë 43 milionë eurosh u financua nga qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW, dhe kishte të bënte me ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV midis nënstacioneve Tirana 2 (Shqipëri) dhe Podgoricë (Mali i Zi). Në inaugurim përveç kryeministrit Sali Berisha, zv.kryeministrit të Malit të Zi Vuica Llazoviç ishte edhe Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Dirk Niebel. "Ky interkonjeksion mbyll rrjetin unazor 400 kv në territorin tonë për rajonin e Ballkanit. Ne kemi resurse të mëdha hidroenergjetike dhe jemi një Norvegji e dytë në Europë", ishte shprehur Berisha. Projekti i interkonjeksionit konsistonte në ndërtimin e linjës 400 kv mes nënstacioneve Tirana 2 dhe Podgoricës. Linja ka një gjatësi prej 155 km nga të cilat 125.5 km në territorin e Shqipërisë. Pjesa e linjës nga Tirana deri ne Vaun e Dejës ( rreth 80.5 km) është ndërtuar me shtylla për dy qarqe, për të qenë e gatshme për linjën 400 kv Tiranë-Kosova B. Kjo linjë është pjesë e interkonjeksionit 400 kv Elbasan-Tiranë-Podgoricë dhe ka një impakt të madh në rritjen e mundësisë teknike të shkëmbimit të energjisë elektrike mes sistemit tonë dhe vendeve fqinje por dhe një impakt rajonal. Kjo do krijoje mundësinë e importit të energjisë së kërkuar në kohën e duhur dhe mbulimin e kërkesave për energji elektrike në çdo kohë. Ndërtimi i kësaj linje është një nga kushtet që OST të bëhet anëtarë me të drejta të plota të rrjetit europian të operatoreve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E).

Përveç këtij projekti qeveria gjermane nëpërmjet bankës gjermane KFË po financon dhe projekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Shqipërisë siç janë projekti i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kv Tirana 2-Kosova B me një vlerë 42 milionë euro për pjesën shqiptare, projekti i fuqizimit të Nënstacionit 400/110 kv Zemblak dhe zhvillimin e rrjetit 110 kv të zonës jugore të vendit me një vlere 49 milionë euro. Në krye të EFT-së, është Vuk Hamoviç, ish- bashkepunetor i diktatorit serb, Millosevic dhe sot kompania e drejtuar prej tij ka monopolin në tregun energjitik në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë.
( ne foto faksimile e shpalljes se rezultatit fitues, që vetë kompania serbe EFT ka bërë në sitin e vet zyrtar për linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi  dhe Vuk Hamoviç, drejtues i EFT)
(Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës