Energoinvest e Bosnjes, kompania
e Fazliç, kontratë për Jugun

Energoinvest e Bosnjes, kompania <br />e Fazliç, kontratë për Jugun
TIRANE- Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) joftoi se sot nënshkruhet kontrata mbi ndërtimin e largpërçuesve 110 kV "South Albania/Lot 2", ndërmjet kompanisë Energoinvest d.d Sarajevo dhe drejtorit të saj, Arben Ibro. Në fakt, që në dhjetor të vitit të kaluar, ka qenë një portal boshnjak i lajmeve ekonomike në internet "Ekapija", që shpalli së pari faktin se kompania e montimit të linjave elektrike Energoinvest nga ky vend kishte fituar tenderin, e shpallur nga qeveria shqiptare, për ndërtimin e Unazës së Jugut në vendin tonë. Portali citonte drejtorin e përgjithshëm të kësaj kompanie, Enes Çengiç, të ketë thënë se gara për projektin e linjës së transmetimit 110 kilovolt në pjesën jugore të Shqipërisë, me vlerë 32 milionë euro, ishte fituar nga ky subjekt, me qendër në Sarajevo dhe se kompania ishte në negociata me financuesin e projektit, bankën qeveritare gjermane KfW lidhur me hollësitë e financimit.

FSHEHTESIA

Publiku shqiptar nuk është njohur me asnjë nga procedurat dhe hapat e kryer deri në shpalljen e fituesit, që kishte paraqitur ofertën më të mirë. Tenderin e zhvilloi Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe ministria shqiptare e Financave, ndërkohë që fondet u dhanë nga Banka Gjermane për Zhvillim, që është një institucion publik i atij vendi, i cili prej kohësh është angazhuar në vendin tonë për vepra të energjetikës apo të furnizimit me ujë e largimit të mbeturinave në qytete të ndryshme.

INTERKONJEKSIONI
Kompania ka marrë pjesë edhe në një tender tjetër - ku nuk shpall dot fitues - edhe më të rëndësishëm, për Shqipërinë, Kosovën dhe për vetë Energoinvestin. Projekti me vlerë 70 milionë euro, me të njejtin financues gjerman, parashikon ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku pala shqiptare ka edhe pjesën më të madhe, me vlerë 42 milionë euro. Ky tender u zhvillua me dy ofertues kryesorë: Energoinvest nga Bosnje-Hercegovina dhe Dalekovod nga Kroacia. Ofertën më të mirë e paraqiti firma kroate, duke marrë shumicën e pikëve në proces, ku vlerësohej, si oferta financiare, ashtu edhe ajo teknike. Ky fakt u pranua edhe nga financuesi KfW, por qeveria shqiptare papritur anuloi tenderin, duke pretenduar se kompania kroate paraqiste një vlerë më të lartë. KfW sqaroi me këtë rast se pikët llogariteshin si shumë e ofertës financiare me atë teknike dhe kjo e fundit kishte 75 për qind të pikëve, por ministria shqiptare e Financave refuzoi të jepte lejen për shpalljen e kroatëve fitues. Më pas, drejtori i OST-së Arben Ibroja deklaroi se tenderi duhej të bëhej më vete për pjesën shqiptare, duke anuluar faktikisht garën.
Në opinion qarkulluan fjalë lidhur me interesa të Damir Fazlliçit, mikut boshnjak të qeveritarëve, i cili synonte të fitonte kompania e mbështetur prej tij, ndërkohë që çdo shtyrje e tenderit u shërbente kompanive serbe, nga importon Shqipëria energji, sërish me lidhje të ngushta me të.


Faksimile e regjistrimit të degës sëkompanisë në Shqipëri, pas fitimit të tenderit
Faksimile e regjistrimit të degës së kompanisë në Shqipëri, pas fitimit të tenderit

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë