Engel:Integrimi në BE varet nga
zgjedhjet,të mos ketë mashtrime
Në Tiranë misioni afatgjatë i vëzhgesve të ODHIR nis procesin e monitorimit të parapëgatitjeve zgjedhore. Delegacioni i përbërë prej 15 ekspertësh e që drejtohet nga amerikania Conny McCormack zhvilloi sot paradite takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe në 11:00 me kryetaren e KQZ. Nga SHBA kongresmeni amerikan Eliot Engel deklaron se nga mbarëvajtja e zgjedhjeve BE do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE. (Foto: Misioni i ODIHR ne Tirane takon Bumçin)
TIRANE - Në Tiranë misioni afatgjatë i vëzhgesve të ODHIR nis procesin e monitorimit të parapëgatitjeve zgjedhore. Delegacioni i përbërë prej 15 ekspertësh e që drejtohet nga amerikania Conny McCormack zhvilloi sot paradite takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe në 11:00 me kryetaren e
KQZ.
Ndërkohë Kongresmeni amerikan Eliot Engel deklaron se mbarëvajtja e zgjedhjeve do të ketë një ndikim shumë të madh dhe BE. Engel thotë se BE do të vëzhgojë këto zgjedhje do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e tyre.
Deklarata e Engel në një intervistë për Radio Europa e lirë me titull "Engel: Lëvizja e kufijve, biletë drejt konflikteve të së kaluarës" të gazetares Arbana Vidishiqi.
Pyetja
Ju kërkuar një pikëpamje për Shqipërinë dhe zgjedhjet e përgjithshme të muajit të ardhshëm, duke pasur parasysh fushatën e tensionuar dhe ndikimin që do të kenë këto zgjedhje në integrimet evropiane të Shqipërisë...
Engel: “Do të ketë ndikim shumë shumë të madh, e di që të gjithë i kanë sytë andej. Kishim një dëgjim javën e kaluar në Komitetin e Helsinkit për zgjedhjet në Shqipëri. Shpresoj që zgjedhjet të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime. Shqipërinë, e cila sot është një anëtare krenare e NATO-s, isha shumë i lumtur ta shihja duke hyrë në NATO dhe do të doja ta shihja që të anëtarësohet edhe në BE.
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Shpresoj që mosmarrëveshjet që ekzistojnë tani në Shqipëri në raport me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet tjera do të adresohen. Shpresoj që kushdo që fiton, të ketë një fitore që do të respektohet nga të gjithë. Nuk mund t’i kemi konfrontimet që patëm para disa vjetësh, nuk mund të kemi një situatë në të cilën një parti politike nuk merr pjesë në kuvend, cilado parti politike qoftë ajo. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë pjesë në kuvend. Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate. Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, por për Shqipërinë këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbarë bota i ka sytë nga këto zgjedhje.”- tha Engel.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44