Enigma e artikullit 'Dosja EXEL' që zbulon vrasësit e Santos dhe çfarë lidhje ka Ervis Martinaj?

Enigma e artikullit 'Dosja EXEL' që zbulon vrasësit e Santos dhe çfarë lidhje ka Ervis Martinaj?

Autorët e vrasjes së Artan Santos

27 qershor 2014. Në gazetën “-------” shkruhet një artikull “Dosja EXEL që zbulon vrasësit e Santos”.

Në orën 8 gjithë ashikulli i gazetës ishte zhduk nga tregu. Si asnjëherë në historinë e një media rreth orës 11,30 faqe online e gazetës bllokohet pas një sulmi kibernetik.

Artikulli nuk u duk më!! Çfarë përmbante ky artikull!!?? Artikulli për lexuesin kaloi në heshtje dhe në mirëkuptimin e një akti “normal” të një sulmi kibernetik. Por,… për artikullshkruesin, shënoi identifikimin e pistës bazë të urrdhër-dhënësve për vrasjen e Santos.

Pistë që nuk u hetua kurrë. Dhe natyrisht, tërheqësi i këmbëzës së armës kishte një suport të besueshëm. Ai nuk u zbulua kurrë…. deri më sot.

Ngjarja ishte aksion i një “Forcë Madhore”.

Kjo ngjarje më erdhi në vëmendje ndërkohë që më interes profesional ndjek interpretimet mbi “Zhdukjen” e Martinajt.

Është “vrarë”, “rrëmbyer” apo është një akt i vetë Martinajt që të “humbasë gjurmët”.

Çfarë po ndodh dhe çfarë lidhje ka Santo, gazeta “….” me Martinajn.

Nga analiza e informacionit, aktoreve në shpërndarjen e informacionit etj, si dhe faktit se kush ishte Martinaj në dinamiken e ngjarjeve në vitet 2009-2015 dhe në proces, analizoj se opsioni i neutralizimit të Martinajt është me real.

Tre janë aktoret që gjykoj se kanë qenë të interesuar të administrojnë “Fatin” e Martinajt.

I pari, shteti. Si një person kyç në mjaft ngjarje të dyshuara kriminale me protagonizëm Martinajn apo levat e tij, shteti kishte interesin klasik të kapjes dhe shpënies para drejtësisë të Martinajt.

E, në se kjo ngjarje do të kishte ndodhur, lajmi do të merrte dhënë si “sukses” i Policisë së Shtetit. Normale, por kjo insinuate nuk është dukur në horizont.

Në analizë, dhe pretendimi se ai është i kapur nga shteti, por për punë operative (nënkuptohet zbërthimit të tij në pozicionin e një personi “pentito”) nuk shpallet nuk gjykoj se qëndron, sepse Martinaj është “maja e piramidës” dhe natyrisht nuk ka sens të rruhet në konspiracion arrestimi i tij për t’i “kapur” ushtarët.

Së dyti, grupet rivale kriminale. Nëse Martinaj do të ishte asgjësuar prej tyre, minimalisht armata e gazetarëve investigative do të kishin “zbuluar” asgjësimin e “Mbretit” Martinaj.

Grupet do të demonstronin patjetër, pushtimin e territorit, tregut influences.

Asgjësimi i Martinajt natyrisht do të thotë pushtet për kundërshtarët. Është logjika e gjësë shpallja prej tyre të trofut.

Por as dhe ky skenar nuk po na ofrohet, c’ka do të thotë se këto grupe nuk e kane neutralizuar Martinajt.

A jemi në kushte pengmarrje. Arsyetoj se jo!

Në kushtet kur Shqipëria është e vogël, kur çdo aktor pranë Martinajt (grupit apo familiar) ndodhet potencialisht në përgjim digital nga shteti, kur instrumentet e “dorrëzimit” të parave janë lehtësisht të perceptueshëm nga sensoret shtetërore, askush me mend në kokë (dhe të tille besoj se duhet të presupozohen dhe “rrëmbyesit”) nuk do të ndërmerrte aventurë peng marrje për Martinajn.

Aktori i tretë “Forca Madhore”. “Forca Madhore” aktualisht e ndien veten seriozisht mëse të rrezikuar nga ajo që di Martinaj.

Zhvillimet në politikën shqiptare nëe muajt e fundit kanë tronditur seriozisht sigurinë e Martinaj. Atij duhet t’i mbyllet goja absolutisht!!

Dumani është një precedent qe “Zgjoi” tek Forca Madhore instiktin e “Tradhtise”

“Forca Madhore” është e interesuar dhe ka investuar “ti mbylle gojën” Martinajt.

Por ajo, urdhëron të mos ketë asnjë demonstrim, vendngjarje, gjurmë. Ajo nuk kerkon trofe.

Ajo urdhëron të neutralizoje viktimën, por pa ngjarje, pa vendngjarje, pa kufome, pa zhurmë.

Asaj i intereson vetëm mbyllja e gojës.

Në këtë skenar, fatkeqësisht, besoj se do të jete dhe fati i Martinajt.

Aktualisht në një strategji të qartë “Forca Madhore” po investon të deformoje shënjestrën e investigimit shtetëror dhe gazetaresk mbi çështjen Martinaj. Inflacioni kakofonik i derisotëm mbi Martinajn demonstron qartë ketë strategji.

Po çfarë di Martinaj psr vrasjen e Santos??

Pasazh i mëposhtëm marrë nga media e kohës “Mes këtyre vrasjeve, emri i Ervis Martinajt është përfolur edhe për ngjarjen ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo. Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushëkuqe.

Bazuar në këtë informacion, efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta “dhe ngjarja me artikullin “Dosja EXEL qs zbulon vrasësit e Santos” janë një pistë që duhet konsideruar me precedencë. 

“Forca Madhore” përbën një rrezik imediat dhe potencial jo thjesht për fatin fatkeqësisht të shkruar të Martinajt.   

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ing: 30/08/2022 12:46

    O profesor merru me ndonje rezistence materialesh leri keto analizat luftarake se ske haber nga keto pune.

    Përgjigju
    • Gjergj: 30/08/2022 15:33

      @ing.Shumè shpejt dole tè bèsh zjarrfikèsin kundèr "analizave luftarake". Supozimet e Meçajt, tregojnè nè drejtimin e duhur, natyrisht akoma pa faktimin e njèrès apo tjetrès tezè por kjo nuk duhet tè ndalè gazetarinè aspak qè tè hulumtojè. Shqipèria, njè fshat. Ata qè duan tè bèjnè detyrèn, mbas pèrpjekjesh,,gjejnè AUTORIN. Nè rastin e Santos, çdo gjè merr pèrmasa jo vetèm tè sigurisè kombètare por edhe tè pyetjes,,,,A DUAM SHTET NE SHQIPTARÈT? Nèse duam, bèni punèn. Rrethi i autorèsisè pèr vrasjen e Santos, aq sa nè dukje PLOT MISTER, aq shpejt po ashtu, lokalizohet pèr tu identifikuar. Dikush qè e dinte veten mbi shtetin, dha urdhèr tè shkepej arma nè qendèr tè kryeqytetit. Uroj qè Martinaj, tè jetè nè "duar tè sigurta" dhe tè shèrbejè me dèshminè e tij nè zgjidhjen e kèsaj çèshtjeje. !!!

  • emigrant usa: 30/08/2022 12:12

    shqipnia nje vend i vogel por me shume krime e kriminel , shqipet po vrasin njeri tjetrin cdo dite e me shume.Dhe kush jan fajtoret , jo shume e veshtire sali berisha , ilir meta qe lane nje shqiperi te djegur e te rrenuar per 30 vite me rradheper interesat e tyre dhe familjeve tyre , keta armiq te shqiptareve dhe shqipenise po vazhdojne ta shtypin ne vzhdimsi pedalin e rrenimit te shqiptareve duke kerkuar ta minojn demokracine dhe cuarje e vendit drejt Europes

    Përgjigju
    • Gjergj: 30/08/2022 15:50

      @jeniceri. Edhe njè stallè lepurushèsh,po ta lèsh 35 vjet pa u pèrkujdesur, thjesht rrumpallè e pa zot, besoma, do gjesh dikur "ujq" e "hijena" aty, nè vend tè lepujve. E sa pèr "egèrsinè" tonè,,,,nuk e di se sa vjeç je por qetèsohu. Nuk ka shqiptarè aq tè egèr sa tè kruhet me shtetin, po qe se ai egziston. Nèse nuk e ke pèrjetuar vetè, pyete babanè,,,ku ishin "egèrsirat" nè kohèn e xhaxhait? Pse nuk kishte "trima" atèbotè? E sa pèr ato pallavrat pèr kohèn e osnanève,,e vèrteta èshtè ca mè ndryshe. Shqiptarèt, nè krahasim me popujt e tjerè tè rajonit, ishin ata mè tè paorganizuarit dhe tè pambèshteturit. Qènia e tyre nè shèrbim tè taboreve turke,greke, serbe dhe kujtdo tjetèr,,njè pèrpjekje pèr mbijetesè. Nga kèto fakte historike, tè bèsh "profesorin e gjenetikès",,nevojiten nja 2 kile raki Skrapari. Ti, e bèke edhe esèll. Urime

    • Jeniceri: 30/08/2022 15:32

      Jemi popull qe e kemi ne gjak kriminalitetin. Osmanet tek ne gjeten luftetaret me te mire e te eger per ti perdorur per ushtrite e veta. Me pa fjale jemi aq te egjer saqe jemi e zeza e vetes.

  • Ariu: 30/08/2022 11:54

    Komplet shkrim koti, analiza më idiote që mund të kem lexuar ndonjëherë.

    Përgjigju
  • Selfo Qori: 30/08/2022 11:43

    Pyesni Tuaregun e djegur para pak ditesh ai di cdo gje...

    Përgjigju
    • Agjentit: 31/08/2022 16:20

      ...ne Durres ku tjeter. Pyet Gjush Dakon...ose shefin e tij

    • Agjenti: 30/08/2022 14:44

      ku ka ndodhur?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë