Shkëlzen Berisha djali ish kryeministrit Sali Berisha pranoi se dha një dëshmi mbrëmjen e të enjtes, përpara prokurorëve që po hetojnë privatizimin e OSSH nga CEZ. Në sqarimin e tij përmes Facebook Shkëlzen Berisha shkruante se: “Menjëherë pas shpalljes kryeprokuror dhe kryegjykatës i përkohshëm i Shqipërisë, Edi Rama, dërgoi një flluske thirrje te re, me shpresën se do mund ta përdorë si gjethe fiku për te mbuluar lakuriqësinë e tij, te damkosur nga skandalet, vjedhjet, korrupsioni dhe droga”.
Dëshmia e Shkëlzen Berishës dhënë mbrëmjen e të enjtes u tentua të mbahej e fshehtë nga prokurorët e çështjes larg vëmendjes së publikut dhe medias. Megjithatë Report TV ekskluzivisht mundi të filmojë atë që ndodhi në prokurorinë e Tiranës në harkun kohor 18:00 deri në ora 19:30. Fakti më interesant lidhet me largimin e Shlëlzen Berishës nga prokuroria.
Pamjet ekskluzive të Report TV kanë fiksuar këtë makinë tip BMË me xhama të errët, që hyn për pak minuta në prokurorinë e Tiranës dhe del menjëherë. Përmes saj është larguar Shkëlzen Berisha duke mos përdorur makinën e tij personale tip benc e cila e çoi në prokurori. Nga verifikimi targës rezulton se kjo makinë BMË është në pronësi të ish-deputetit demokrat Astrit Patozi.
Mbetet i rrethuar me mister fakti se përse Shkëlzen Berisha duhet të përdorte për tu larguar nga prokuroria makinën e Patozit. Dhe mbi te gjitha: kjo lidhje midis Patozit dhe familjes Berisha ka qenë rastësore apo tregon edhe nje afrim politik? Në këto vitet e fundit Astrit Patozi, pavarësisht nga rolet e rëndësishme që ka mbajtur në kupolën e Partisë Demokratike, u rreshtua brenda grupit ''disidentet'' duke qëndruar shumë afër me Sokol Olldashin.
Kthesa që ka marrë PD pas marrëveshjes së 17 Majit midis Lulezim Bashës dhe Edi Ramës, dhe përjashtimi i disa figurave historike të PD të vendosura nga Basha duke përfshirë vetë Astrit Patozi, mund ta ketë ndryshuar pozicionimi politik të tij duke shkaktuar një përafrim prapë në familjen Berisha.
Deri tani nga Astrit Patozi nuk ka ardhur asnjë shpjegim pse makina e tij ishte në prokurori njëkohësisht me daljen nga prokuroria të Shkëlzen Berishës. Ai fillimisht e ka mohuar që makina ishte e tija duke pretenduar që ishte gjithë ditëm e parkuar. Por pas pamje filmike të transmetuar nga Report Tv që kanë faktuar nëpërmjet targës pronësinë e BMË, Astrit Patozi ka pohuar që nuk ka qenë ai në drejtim të makinës.
d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36