Enis Çokaj nuk është më lojtari i Panathinaikos në Greqi. Pas një viti e gjysmë në Athinë, Çokaj tanimë është rikthyer në Kroaci, këtë herë me Osijek, duke firmosur një huazim gjashtë mujor, me të drejtë blerje deri në verën e 2026.
1 milionë euro do i kushtojë Osijekut kjo lëvizje, teksa mesfushori me tipare mbrojtëse rikthehet në Kroaci, aty ku shkëlqeu me Lokomotivën e Zagrebit. Vetëm katër ndeshje këtë sezon me Panathinaikos ishin pak për koplikasin, që tanimë ndryshon ambient.
I lumtur për këtë lëvizje është shprehur 24-vjeçari pas prezantimit. "Sigurisht që jam i kënaqur. Jam i lumtur sepse erdha këtu, doja të ishte më herët, por duhej të prisnim që gjithçka të përfundonte. Mezi prisja seancën e parë stërvitore me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe tani po e pres me shumë dëshirë ndeshjen e parë me fanellën e Osijekut. Dhe po, i falënderoj njerëzit në Klub për pritjen e ngrohtë", tha Çokaj.
Kujtojmë se Çokaj ka luajtur pesë ndeshje me Kombëtaren, duke u ftuar edhe nga trajneri Sylvinho.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Galatasaray kërkon Ardian Ismajlin
4 Shkurt, 12:15
-
VIDEO/ Hysaj asiston, Lazio fiton! Mbrojtësi i Kombëtares lë fushën i dëmtuar
4 Shkurt, 08:36
-
Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar
1 Shkurt, 21:27
-
VIDEO/ 'Fu*k off', Rey Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij! Del duke e sharë nga fusha e lojës
1 Shkurt, 14:02
-
Zyrtare/ Mario Mitaj firmos kontratën e re, klubi paguan 4 milionë euro
1 Shkurt, 09:02
-
E papritur në fundin e merkatos, Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A
31 Janar, 11:59
-
Klubi i Premier League kërkon Asllanin, Interi vendos për mesfushorin shqiptar
31 Janar, 10:03
-
Berat Gjimshiti 'kërcënon' Barcelonën: S'i trembemi, do i vendosim në vështirësi
29 Janar, 12:36
-
Cristian Shpendi 'sms' Sylvinhos: Nëse më fton Italia, i them po
29 Janar, 11:59
-
VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares mahnit në Angli, gol 'alla Del Piero'
29 Janar, 10:35
-
Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi, vlerësohet me notën 9.9
28 Janar, 12:38
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45