Enkela Seni: Teknologia që sfidoi 
tregun për të realizuar ëndrrën

Enkela Seni: Teknologia që sfidoi <br />tregun për të realizuar ëndrrën
TIRANE - Ajo është vetëm 22 vjeçe, por tashmë ka nisur të kuptoj rëndësinë e profesionit që ka zgjedhur Kjo është Enkela Seni, teknologia e cila prej afro 3  vitesh ka nisur si fillim praktikën pranë “Pastiçeri Likës”, ndërsa sot është bërë pjesë e kësaj sipërmarrje, madje e shikon veten konkuruese në treg. Ashtu siç edhe Enkela e vuri theksin, një vëmendje të veçantë sot, duhet ti jepet praktikës dhe mundësive që nuk të vijnë në çdo moment.

Ajo thotë se, sifdat më të mëdha për të rinjtë sot, janë përballja me tregun e punës. “Duke parë se tregu sot është bërë i vështirë, mendoj se kam gjetur vendin ideal për të nisur karrierën time si teknologe. Ndoshta me kalimin e viteve do të fitojmë një eksperiencëtë konkurrueshme  në treg dhe mund të kemi një mundëis më të mirë”, pohon Enkela.

Madje ajo tregon se, studentët në praktikë shohin teknologji më të avancuara që shkolla nuk i ofron, si për shembull përpunimi i brumit, realizimi i ëmbëlsirave me shije të veçantë, apo metodat e përgatitjes, etj.

Prandaj, praktika profesionale të siguron një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe  profesioneve të ndryshme, duke synuar një karrierë të sukseshme.

Ju keni studiuar për Teknologji Ushqimore dhe prej dy vitesh jeni bërë pjesë e “Pastiçeri Likës” fillimisht në praktikë, ndërsa sot jeni një ndër punonjëset. Ju fal kënaqësi profesioni juaj?
Është një degë që më fal kënaqësi dhe sidomos me këtë mundësi punësimi që mu dha ende pa u diplomuar. Ndryshe nga shoqet dhe shokët e mi, unë sot kam një avantazh pasi ato dije që i marr në Universitet i vë në zbatim në praktikë pranë pastiçeri “Likës”.

Si arrite të bëheshe pjesë e kësaj kompanie?
Pasi unë nisa një CV në adres  të kompanisë, mu desh të prisja disa javë për të marrë përgjigjen përfundimtare për të pasur akses në këtë kompani qoftë edhe për të bërë praktikën profesionale.

Është kjo një mundësi e mirë që ti të nisësh punë në profesionin që je diplomuar?
Patjetër që po! Kjo është një mundësi e mirë për tu punësuar dhe këtu e shikoj dhe të ardhmen time. Duke parë se tregu sot është bërë i vështirë, mendoj se kam gjetur vendin ideal për të nisur karrierën time si teknologe. Ndoshta me kalimin e viteve do të fitojmë një eksperiencë të konkurrueshme në treg dhe mund të kemi një mundësi më të mirë.

Shumë të rinj sot orientohen drejt degëve që nuk kanë treg pune. Teknologjia Ushqimore ishte zgjedhja juaj apo ishte orientimi i familjes?
Që e vogël e kam pasur pasion pjesën e kuzhinës, ku shpesh herë eksploroja me botën e ëmbëlsirave dhe gatimet të ndryshme. Për këtë arsye dhe familja ime më orientojnë që të ndiqja degën për Kimi Ushqimore.

Mendoni se është një profesion që ka të ardhme, premton për një karrierë të gjatë?
Besoj se profesioni i një teknelogu është një profesion që premton të ardhme, jo vetëm përsa i përket ekzistencës dhe domosdoshmërisë së një teknologu në çdo biznes ku parësor ka ushqimin, por nuk është dhe shumë konkurues në treg.

Ju thatë se dega e teknologut nuk është shumë konkurruese. Po tregu ofron mundësi punësimi në këtë zanat?
Jo se nuk është konkuruese, por mendoj se në shqipëri akoma nuk e kanë kuptuar ashtu siç duhet rëndësinë e këtij profesioni.

Por, bizneset janë ato që po i japin çdo ditë dhe më shumë rëndësi këtij profesioni.

Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “Ëorld Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “Ëorld Press Photo of the Year” për vitin 2024