Ilir Yzeiri: Enkeleda, prokurorja që shenjoi ndyshimin

Ilir Yzeiri: Enkeleda, prokurorja që shenjoi ndyshimin

Enkeleda Millonai

Ina Rama, ish drejtuesja e lartë e Prokurorisë së Përgjithshme, e emëruar në atë post nga strukturat parlamentare që kontrolloheshin nga mazhoranca e Sali Berishës, arriti të bëhet heroinë vetëm për një ditë, pikërisht pas ditës së tmerrshme të 21 janarit 2011 kur në Bulevardin e Madh të Tiarnës u vranë 4 protestues, kur ajo doli drejpërdrejt në media dhe shqiptoi urdhrin për ndalimin e 6 gardistëve. Po shoh tani intervistën që ka dhënë Ina Rama një vit më pas te Blendi Fevziun dheaty ajo duket e trembur, e tërhequr dhe e dorëzuar para frikës.

Blendi bën si trim dhe i hakërrehet se përse nuk arreston edhe nxitësit e protestës Edi Ramën dhe Spartak Ngjelën. Në fakt, ditën kur Ina Rama lëshoi urdhër-arrestin për të ndaluar 6 gardistët e dyshuar për masakrën në Bulevardin e Madh dhe ditën kur Sali Berisha, kryeministër i vendit, urdhëroi Policinë e Shtetit që të mos i ekzekutonte ato urdhër-ndalime, faktikisht, shteti ra. Pra, ne nuk ishim më shtet juridik. Ne drejtoheshim nga një bandë që kishte në krye një kryebandit i cili sfidonte hapur shtyllën që mban në këmbë shtetin juridik dhe që është drejtësia.

Pas asgjësimit që i bëri drejtësisë, Berisha i dha të drejtë vetes të bënte çfarë të donte në këtë vend. Atë nuk e ndalonte më askush. Sot të gjithë e harrojnë këtë fakt dhe studiot televizive, për fat të keq, në disa raste, ziejnë edhe nga njerëz të dezikuilibruar në atë anë të psikikës ku është vendosur arsyeja dhe për shkak se sedra e tyre apo krenaria dhe egoizmi është fyer nga që ndjehen të sfiduar nga Edi Rama, arrijnë të thonë e të ligjërojnë marrëzitë më të mëdha duke i kthyer ato trapeza lloqesh televizive në hane gazmore ku secili reciton paranojën e vet. Ndërkohë, një prokurore pa asnjë emër të dalluar, një hallkë e sistemit të ri që u ndërtua pasi u shkallmua sistemi i drejtësisë që e bënte Ina Ramën të pafuqishme dhe të pamundur që të zbatonte urdhrin e ndalimit, një prokurore me emrin Enkeleda firmos ndalimin e Arben Ahmetajt, ish-zv/kryemisnistër dhe arrestimin e Jamaebër Malltezit dhe merr të pandehur edhe Sali Berishën dhe firmos për të masën e detyrimit për paraqitje, ndalimin për të udhëtuar jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës.

Këtë kërkesë të saj e miraton edhe gjykata. Sali Berisha turfullon nëpër studio dhe përsëri në sy dhe në studion e Blendi Fevziut e fyen me fjalor seksist.

Prokuroren Enkeleda ashtu siç e pati quajtur Ina Ramën lavire Bulevardi. Vetëm se tani kohët kanë ndryshuar. Për shkak të Sali Berishës në vend është ndërtuar një strukturë e posaçme ose, siç thotë me të drejtë Sandër Lleshaj, sa i takon drejtësisë, ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme sepse krahas Prokurorisë së Përgjithshme ne kemi ndërtuar edhe një Strukturë të Posaçme që të hetojë e të ndalojë të gjithë Berishët dhe monstrat e tjera që duan të mbajnë gjallë në këtë vend kaosin dhe mungesën e shtetit ligjor.

Fitorja më e madhe që u arrit pasi reforma në drejtësi u konsolidua, është se tani funksionon sistemi. Prokurorja Enkeleda është një pjesë e sistemit, nuk është prokurorja që vjen me bujë e me zhurmë. Ajo është një nëpunëse normale e shtetit që e bën punë e saj me korrektesë dhe e pandikuar nga askush. Më në fund, mesa duket po ndërtojmë një sistem në të cilin nëpunësit e tij nuk mund të manipulohen nga të fortët, nga politikanët, nga korruptimi dhe nga frika.

Sali Berisha është i pari që e ka kuptuar këtë normalitet dhe është i pari që po tmerrohet nga qetësia me të cilën prokuroja Enkeleda bën detyrën e saj. Patsaj teksti i shkruar nga kjo prokurore detyrimit që thotë se i pandehuri Sali Berisha duhet të paraqitet dy të hëna në muaj në SPAK, ashtu siç është shkruar ngjan pak me stilin e Kaftkës se efektin e ka te mungesa e epiteteve dhe te ftohtësia e njoftimit. Pra është një njoftim nga një nëpunëse normale e shtetit shqiptar që heton shtetasin Sali Berisha, i cili, do të shkojë patjetër dy të hëna në muaj para Enkeledës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë sistemi i drejtësisë bie përsëri.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 27/10/2023 14:36

    Mendoni o profesore te puplave se Sali Vuk Berisha do te gjunjezohet perpara nje Luleje Enkeliana? Harrojeni! Edhe mali i Dajtit mund te dridhet, lexhendari i Vicidolit i gjalle nuk lidhet!

    Përgjigju
  • Çfarë ndryshimi: 27/10/2023 14:22

    Saliu duhej arrestuar dje, sot është vonë. Ky është ndryshimi dje me sot

    Përgjigju
  • Populli: 27/10/2023 13:06

    Bravo!!! Nese ajo ben detyren ashtu si duhet, duke perfaqesuar ne rradhe te pare veten dhe dinjitetin e saj, qe nuk mund dhe nuk duhet te kete asnje lloj cmimi qe mund ti afrohet, zonja Prokurore duhet te mbroj dhe perfaqesoj vetem vullnetin e te drejtes qe buron nga vullneti popullor. Do te kete mirenjohjen e te gjitheve!!! Megjithese mund te jete mirenjohje masive me zemer dhe mendje dhe me pak fjale, zonja prokurore duhet ta dije qe puna e saj e mire do te gdhendet ne memorjen e historise dhe ne memorjen njerezore, qe ka nevoje jetike per te drejten ne menyre qe te garantoj jetegjatesine dhe mireqenien shpirterore dhe maateriale nepermjet te drejtes ... Cdo zyrtar i shtetit qe i jepet ecdrejta te firmos dhe vulos , duhet te kete ndergjegjen e kthjellet per peshen e firmave dhe vendimeve mbi jeten e njerezve !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë