Eno Peci flet për “Exil-Deja vu”:
Ikja nga atdheu është dhimbje

Eno Peci flet për “Exil-Deja vu”:<br />Ikja nga atdheu është dhimbje<br>
Balerini i njohur në skenat botërore Eno Peçi ka ardhur në Tiranë për  të ngjitur në skenë koreografinë e baletit “Exil-Deja vu”. Ai flet rrëfen se baletit  bën fjalë për emigracionin dhe dhimbjen që shkaton largimi nga atdheu.

Eno Peçi, solisti i parë i Operës së Vjenës, vjen për herë të parë në Shqipëri me një krijim të tijin si koreograf.

Ai do të ngjisë në skenë premierën “Exil-Deja vu” me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Si bazë kam marrë kohën e viteve 1987-1988. Si bazë kanë qenë ato trazirat dhe ajo më frymëzoi sepse edhe vetë i kam kaluar këtu, si të tjerë kolegë të tjerë të mitë apo familje të tjera. Thash dua të bëj diçka me këto gjëra, sepse ato momente i kam kaluar edhe vetë.”, tha Peçi

Ndërsa e sheh Eno Peçin duke punuar si koreograf me balerinët shqiptarë, ai është vigjilent gjatë gjithë kohës.

Ndjek sinkronizmin e lëvizjeve dhe te gjesteve, që të shfaqet me gjuhën e trupit tema dhe metafora e një plage sociale, siç është braktisja e atdheut. 

 “Tani për tani jemi përqëndruar tek këto dy pjesë që kemi për momentin. Për mua është shumë e rëndësishme që balerini të flasin nëpërmjet trupit, lëvizjeve që bën. Është kombinimi i muzikës klasike me atë moderne që përputhen bashkë, e aty krijohet edhe magjia që e afron edhe më shumë publikun”, tregoi Peçi.

Balerinët e kanë mirëpritur këtë eksperiencë të re

Sigurisht është një privilegj një nderë, sepse janë dy vepra të plota. Në fakt unë kamë bashkëpunuar edhe me numër një valsa sepse ai ka bërë një shfaqje të tijën “Mbrëmja Vjeneze”, por këtë herë është shumë më ndryshe sepse ka të bëjë ndoshta edhe me të gjitha historitë shqiptare, sepse Exil-i ka të bëjë me varfërinë e skamjen që për fat të keq ndodhet edhe ditët sotme.”, thotë primabalerina Ledia Sulaj

E para një herë është eksperienca që është ndryshe sepse Eno është koreograf. Ai është një balerin që tashmë karriera e tij flet vetë. Informacioni që ne kemi marrë dhe mënyra se si është punuar  ka qenë vërtetë një eksperiencë e vlefshme për ne balerinët.”, u shpreh primabalerina e TOB Adela Muçollari.

Eno Peçi prej 15 vitesh që punon në Operën e Vjenës është zgjedhur të interpretojë edhe në koncertin e shumëpritur në të gjithë botën me rastin e Vitit të Ri.

“Është e vërtetë, xhirimet i kemi bërë, i kemi bërë nga fund ii gushtit dhe do të transmetohet me një janar”, tregon koreografi Peçi.

Premiera “Exil-Deja vu” do të shfaqet më 25 nëntor dhe 26 nëntor, në sallën e Universitetit të Arteve.

[gallery]24816[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus! Raketa ukrainase në Kursk

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus! Raketa ukrainase në Kursk