Entet Rregullatore të tre vendeve
paketë ligjore për projektin TAP

Entet Rregullatore të tre vendeve<br />paketë ligjore për projektin TAP
TIRANE- Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë, kanë publikuar sot versionin publik të opinionit të tyre të përbashkët mbi përjashtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP AG) nga rregullat e aksesit të palës së tretë dhe nga dispozitat e tjera të paketës së 3-të të energjisë.
 
Arritja e këtij vendimi është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer prej gati dy vitesh ndërmjet Autoriteteve Rregullatore të dy shteteve anëtare në Komunitetin e Energjisë dhe një pale kontraktuese, duke u bazuar tek paketa e tretë e cila pranohet si një praktike e mirë në Europë.
 
Kjo marrëveshje synon që ti hap rrugë vendosjes së një kornize ligjore të qëndrueshme, të harmonizuar e transparente që do ti shërbej zhvillimit dhe implementimit të projektit që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Shqipëri.
 
Korniza ligjore, krijon mundësinë e shtimit të pikave te reja hyrëse dhe dalëse të shpërndarjes së gazit.
 
Kur të përfundohet, projekti tap do të jetë ndërlidhësi më i madh i Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të plotësojë nevojat e Europës me gaz. Këto vëllime të reja, për perspektivën europiane janë mjaft domethënëse, pasi reduktojnë varësinë e BE nga furnizuesit tradicionalë që janë Rusia, Algjeria dhe Norvegjia.
 
Kjo paketë ndër të tjera pritet që të ndikoj në lehtësimin e praktikave të gazifikimit të vendeve të rajonit.
 
Projekti TAP parashikohet të ketë përfitime të favorshme për të tri vendet, Shqipëri, Itali dhe Greqi, duke i bërë sa më konkurruese në tregun e gazit.
 
Në bazë të marrëveshjes, TAP do të kontribuojë edhe në vendosjen e zhvillimin e tregut shqiptar të gazit, duke e çliruar këtë të fundit nga izolimi ndaj tregut europian e në të njëjtën kohë duke bërë lidhjen e saj me tregun italian dhe grek.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike