ere
Njoftim për Liçensim

Në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar,  të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plote/ të Pjesshëm dhe Rinovimit te Liçensave”, bëjmë me dije te gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se:  shoqëria “Dragobia Energy” sh.p.k,   ka aplikuar në Entin Rregullator te Energjisë për   liçensim në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, tregëtimit të energjisë elektrike dhe në aktivitetin  e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.  
Me vendimet: nr.124, nr.125, datë 01.12.2014 dhe nr.129,datë 03.12.2014,  Bordi i Komisionerëve ka filluar procedurat   e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike; tregëtimit të energjisë elektrike  dhe aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave te ERE-s ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 10, pranë Institutit të Gjeofizikës, Tiranë, brenda  afatit të përcaktuar në nenin 10 të ‘Rregullores për Proçedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe  Rinovimit të Liçensave”
 
                                                                                             

KRYETARI I ERE-s
Petrit AHMETI