Enti Rregullator i Ujit: UKT me performancën më të mirë, ja qytetet me probleme

Enti Rregullator i Ujit: UKT me performancën më të mirë, ja qytetet me probleme

Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin vjetor për vitin që lamë pas dhe ku ndër të tjera konstaton se UKT  (Ujësjellës Kanalizime Tiranë) ka performancën më të mirë ndër 57 shoqëritë e ngjashme në vend. Sipas bashkisë, ERRU-ja thekson se UKT-ja tregues shumë të mirë ka sa i përket normës së arkëtimeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Sipas këtij raporti niveli mesatar kombëtar i arkëtimeve mbetet edhe për këtë vit 79 për qind, ndërkohë që UK Tirana ka një nivel disa pikë më të lartë se kaq, theksohet në njoftim.      

“Niveli i këtij treguesi për të tretin vit radhazi mbetet në të njëjtin nivel rreth 79%. Gjithsesi, brenda 57 shoqërive ka nga ato shoqëri që kanë performancë shumë të mirë, me nivele mbi mesataren e sektorit si, UK Tiranë, UK Berat-Kuçovë, UK Maliq, UK Peqin, UK Librazhd etj, por nga ana tjetër ka shumë shoqëri me nivele të ulëta arkëtimi nën 60% si, UK Kukës, UK Peshkopi, UK Gramsh, UK Pustec, UK Roskovec, UK Sarandë etj”, thuhet në raportin e ERRU-s.

Gjithashtu ERRU gjatë këtij viti ka ndjekur nga afër mundësinë e realizimit të pagesës rregullatore të akumuluar dhe të papaguar duke e shtrirë atë brenda një afati kohor të arsyeshëm, gjë e cila është përfshirë në kontratën përkatëse me shoqëritë ujësjellës kanalizime. “Mbledhja e detyrimeve të prapambetura ka rezultuar pozitive veçanërisht për shoqëritë e mëdha UK Tirana, UK Durrës dhe UK Fier që përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimit të akumuluar”, raporton ERRU.

Bashkia e Tiranës thekson se falë kësaj performance dhe qëndrueshmërie financiare, UKT mundi që të sigurojë besimin e BERZH për të financuar me rreth 15 milionë euro për investime prioritare që do të përmirësojnë shërbimet dhe për të arritur objektivin për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë brenda 5 viteve të ardhshme. 'Ndërkohë që UK Tirana ka nisur tashmë dy nga këto investimet kryesore, ai për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe ndërtimin e një linje të tre transmetimi deri në zonat periferike, siç është Unaza e Re, Astiri apo Kashari'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren