Hyn në fuqi udhëzimi, përfundon më 31 tetor dhënia e subvencionimit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ujësjellësve

Hyn në fuqi udhëzimi, përfundon më 31 tetor dhënia e subvencionimit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ujësjellësve

Foto ilustruese

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë autorizon Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) të nisë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve ndaj shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Udhëzimi për metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve përcakton se prioritet për dhënien e subvencionit do të jenë ndërmarrjet për të cilat likuidimi i detyrimeve të prapambetura është urgjent dhe pengon vijimin normal të aktivitetit.

Për përfitimin e fondit gjithashtu ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve duhen të kenë  nënshkruar marrëveshjen për krijimin e shoqërisë rajonale. Në rast se fondi i subvencionit pas likuidimit të detyrimeve, do të teprojë, atëherë Shoqëria Rajonale mund të përdorë pjesën e mbetur për përmirësimin e performancës së shoqërisë, sipas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme për ndryshimin e radhës së përdorimit të subvencionimit.

Udhëzimi përcakton se likuidimi i pagesa emergjente përfshin pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale; pagesat e detyrimeve ndaj degës së Tatim-Taksave;  pagesat e prapambetura të pagave; Pagesat e prapambetura ndaj OSHEE-së, të shoqërive ujësjellës-kanalizime të përthithura, të cilat janë transferuar te Shoqëria Rajonale.

Sakaq ato shoqëri rajonale të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorin e subvencionit për përmirësimin e performancës, përfshin blerje matësish për përmirësimin e sistemit të matjes, blerje të mjeteve të punës, materialeve hidraulike, makinerive dhe pajisjeve; blerje të pajisjeve informatike dhe sistemeve; ndërhyrje në rrjet për të zvogëluar humbjet (UPA); ngritja e qendrave të kujdesit të klientit në qytetet në të cilat nuk ka të tilla dhe rikonstruksion zyrash.

Vlerësimi i nevojave për subvencione, si dhe detajimi dhe shpërndarja e subvencionit nga AKUM-ja, do të bazohet në të dhënat e raportuara nga Shoqëritë Rajonale që kanë nënshkruar marrëveshjen. Nga AKUM-ja vlerësohet dokumentacioni dhe bëhet shpërndarja e subvencionit, sipas kërkesave të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimet.

Fondi i subvencionit, i planifikuar për vitin buxhetor 2022, do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha Shoqëritë Rajonale që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) deri më 31 tetor 2022 dhe shoqërive që janë në procesin e krijimit të Shoqërisë Rajonale, nëse këto kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Shoqërisë të re Rajonale./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite