TIRANE- Hekuran Isai: Tre ditë pasi patëm arrestuar këtë në popull flitej që gjoja i kanë prerë gjuhën, prandaj nuk flet, që hetuesia i ka hequr dhëmbët për të mos kafshuar gjuhën etj.
Kanë vijuar gjatë, në mblehdjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror, të 5 shtatorit 1983, diskutimet rreth gjyqit me dyer të mbyllura ku ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë Kadri Hazbiu u dënua me vdekje. Veç faktit dhe aludimeve se çfarë mund të flitej në popull mbi këtë dënim, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hekuran Isai, Foto Çami e Simon Stefani kanë vijuar të diskutojnë se a do ta pranojnë njerëzit faktin se nga ky gjyq nuk do të publikohet asgjë.
Hoxha thotë se populli do të kërkojë të dijë ç’kanë thënë në gjyq sidomos për akuzat e Fiqrete Shehut ndaj Kadri Hazbiut, që u dhanë edhe në televizion nga gjyqi i parë. Nëse ka sekrete ushtarake apo të Sigurimtit të Shtetit, le të hiqen, por pjesën tjetër ata do të kërkojnë ta shohin në televizion. Duke diskutuar këtë çështje ata parashikojnë se populli madje do të diskutojë edhe për faktin pse ky gjyq u zhvillua me dyer të mbyllura kurse i pari ishte i hapur? Hekuran Isai madje ju kujton diskutantëve se në popull vetëm tre ditë pas arrestimit u tha për Kadri Hazbiun se i kanë prerë gjuhën, ndërsa të tjerë thanë se i kanë shkulur dhëmbët në hetuesi... Me këto argumente ata e mbyllin diskutimin e kësaj çështje, duke e quajtur te palogjikshme të ndahen me popullin sekretet e këtij gjyqi.
Vijon nga dje...
SHoku Ramiz Alia: Këtu ka njerëz që janë pro, por ka edhe kundër kësaj mënyrë informimi, se kjo ka atë difekt për të cilin biseduam një çikë me Hekuranin.
Shoku Foto Çami: Po të informohet opinioni me televizion, kjo punë do të bëhet vetëm në një rreth të ngushtë, me disa njerëz të kufizuar dhe në salla të mbyllura, nuk mund të bëhet në shkallë të gjerë me të tëra masat punonjëse.
Shoku Ramiz Alia: Pastaj informimi me televizion vetëm i zhvillimit të gjyqit që u bë me dyer të hapura do të ngjallë diskutime e pikëpyetje për gjyqin e dytë, njerëzit do të pyesin: “Përse u bë ky me dyer të mbyllura?”
Shoku Hekuran Isai: Po ne do t’ua themi arsyen për këtë.
Shoku Ramiz Alia: E di, e qartë është, po informacion do të japim vetëm për gjyqin me dyer të hapura, nuk do të japim asgjë për të tjerët.
Shoku Enver Hoxha: Jo për të tjetër nuk do të japim gjë.
Shoku Ramiz Alia: Tani nuk e kam fjalën për njerëzit e ndershëm dhe besnikë të Partisë, po duhet parë ç’mund të thonë edhe ata që kanë lakra në kokë. “Mirë, xhanëm, do të pyesin këta, e kuptojmë që s’na e dhanë zhvillimin e gjyqit, po pse nuk na i dhanë të paktën si fytyra të tjerët, armiqtë që u gjykuan në gjyqin e dytë me dyer të mbyllura, si Kadri Hazbinë, Feçor Shehun etj., që të shikonim një çikë se çfarë do të thoshin, qoftë edhe një ose dy fjalë. Kaq duam ne të dëgjojmë nga goja e tyre, nuk i duam të gjitha të tjerat që kanë pohuar”.
SHOKU FOTO ÇAMI: Pastaj për këta të gjyqit të dytë kanë folur diçka armiqtë që u gjykuan në gjyqin e parë me dyer të hapura, si Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Gani Kodra dhe Ali Çenoja.
SHOKU RAMIZ ALIA: Në televizor këta nuk i nxjerr dot, se, po nxore Ali Çenon, Mihallaq Ziçishtin, Gani Kodrën dhe Llambi Peçinin, mbeten vetëm Kadri Hazbiu me Feçor Shehun pa dalë.
Dëgjo, Foto! Duhet ndjekur jo vetëm opinioni i shëndoshë, ç’mendon njeriu i ndershëm, por do parë edhe çështja se çfarë mund të shkaktohet në mendjen e njerëzve të paqartë.
SHOKU ENVER HOXHA: Se do të vijë çështja të na thonë që “Fiqreti tregoi se Kadri Hazbiu, Feçor Shehu dhe Llambi Peçini janë spiunë e tradhtarë, prandaj ne duam të dimë si u mbrojtën këta për akuzat që u bëri ajo? I pranoi Kadri Hazbiu këto apo nuk i pranoi?”.
SHOKU HEKURAN ISAI: Çështjen se si i hedh poshtë akuzat që i bëhen Kadri Hazbiut, ne nuk mund ta nxjerrim në publik.
SHOKU ENVER HOXHA: Sigurisht që nuk mund t’i nxjerrim, se janë sekrete.
SHOKU HEKURAN ISAI: Prandaj mendojmë të japim me televizion disa pjesë vetëm nga gjyqi i parë.
SHOKU ENVER HOXHA: Ata që do të shohin zhvillimin e gjyqit të parë, do të thonë që “ne nuk duam gjë tjetër tani veçse të dëgjojmë ç’thotë edhe Kadri Hazbiu. Këtë na i thoni ju pa figurë, se Kadri Hazbiu i ka kundërshtuar të gjithë këta që flasin kundër tij. Apo jo?”.
E kam fjalën për ata që nuk janë me Partinë, se vetëm ata mund të thonë që “Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu i kanë kundërshtuar këto akuza, se, po qe se këta do të kishin pohuar diçka me gojën e tyre, do të na e kishin bërë të njohur. Sa për çështjet me karakter ushtarak, këto mund dhe duhet të priteshin, po ne supozojmë që këtu nuk ka çështje të sigurimit, pavarësisht se këta të dy ishin drejtues kryesor të sigurimit të shtetit. Në televizion janë dhënë të gjitha ato që janë thënë në gjyqin e hapët, të cilat i pohoi Mihallaq Ziçishti. Ky doli foli, foli dhe ai tjetri që pohoi se Kadri Hazbiu është me jugosllavët.
Ja këtë duam të dëgjojmë ne, të dimë ç’thotë vetë Kadriu për këto akuza? Në qoftë se ai akuzohet për faje të tjera të rënda, që kanë të bëjnë me Sigurimin e Shtetit dhe me ushtrinë, këto le të mos na i thonë”.
Me një fjalë këta do të kërkonë që t’u bëhet e ditur ç’thotë Kadri Hazbiu. Për këtë ka mundësi të krijohen pikëpyetje në popull.
Shoku Foto Çami: Ky problem ekziston edhe tani, shoku Enver, se njëri gjyq u bë me dyer të hapura, tjetri me dyer të mbyllura.
Shoku Ramiz Alia: Kurse me informacionin që do të dërgojmë në bazë, çdo gjë do të shpjegohet qartë.
Shoku Enver Hoxha: Gjyqi i dytë do të themi, ka të bëjë me sekrete ushtarake. Kadri Hazbiu akuzohet edhe nga Fiqreti, e cila pohon edhe për vete se ka qenë spiune. “Leri mënjanë ato që kanë të bëjnë me sekrete ushtarake, po ç’thotë për këto gjëra vetë kadri Hazbiu, duam të dimë ne”, mund të thonë disa njerëz, kurse po të mos japim gjë as nga gjyqi i parë, nuk ka për të bërë njeri pyetje.
Shoku Hekuran Isai: Ne nuk do të japim as të parin, shoku Enver, mendime ishin këto. Puna është që zyrtarisht kemi folur që kemi bërë një gjyq të hapur. Në qoftë se Partia do të kishte mundësi që në këtë gjyq të hapur të ftonte për të dëgjuar më shumë njerëz, akoma më mirë do të ishte, kurse shfaqja e zhvillimit të këtij gjyqi me televizion, është njëlloj sikur të përsëritnim edhe një herë gjyqin, punë kjo që ka marrë fund.
Përsa i përket gjyqit të mbyllur, këtij të Kadri Hazbiut e disa të tjerëve si ai, mund të them se akoma tre ditë pasi patëm arrestuar këtë në popull flitej që gjoja i kanë prerë gjuhën, prandaj nuk flet, që hetuesia i ka hequr dhëmbët për të mos kafshuar gjuhën etj. Dua të them me këto që armiqtë gjithnjë flasin e do të flasin.
Shoku Enver Hoxha: Po mirë, le të flasin armiqtë, ata këtë punë kanë.
Shoku Hekuran Isai: Mirë dakord, shoku Enver, nuk po e dikutojmë këtë çështje.
Shoku Enver Hoxha: Kurse gjyqin e parë e bëmë me dyer të hapura dhe populli e tha fjalën e vet kundër armiqve.
Shoku Ramiz Alia: E kupton populli arsyen përse u bë me dyer të mbyllura gjyqi i dytë.
Shoku Enver Hoxha: Në rast se ne do ta japim me televizion zhvillimin e gjyqit të parë, atëherë njerëzit patjetër kanë për të pyetur: Përse nuk na i japin njëçikë edhe figurat e këtyre të tjerëve.
Të mos kujtojmë se nuk ka diskutime në popull. Diskutime ka edhe pro, edhe kundër. Ka njerëz që mund të mos flasin kundër haptazi, ka nga ata që i mbajnë brenda mendimet që kanë dhe thonë: “Mirë, mirë, po diçka duhesh të jepesh edhe për të tjerët, me qenë se na dhanë në televizor pjesë nga gjyqi i parë. Praktika gjyqësore është e tillë kudo, që disa gjyqe bëhen të hapët, disa të tjerë bëhen me dyer të mbyllura. Neve na vuri në dijeni Partia vitin e kaluar për veprimtarinë e këtyre armiqve, shumë njerëz asistuan më vonë në gjyqin e hapur, kurse në këtë të dytin me dyer të mbyllura, nuk u lejua njeri të vente”. Këto diskutime do ti bëjnë njerëzit, prandaj duhet të mos lëmë shkas që të flasin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com