Enver Hoxha: Të ndalohen vizitat
në spitale,sjellin pisllëk e infeksione

Enver Hoxha: Të ndalohen vizitat<br />në spitale,sjellin pisllëk e infeksione
“Pavijonet e spitaleve nxijnë nga vizitorët. Sjellin në spital tek të sëmurët lloj-lloj ushqimesh. Dietat që vendosin mjekët për të sëmurët dështojnë. Nga familjarët e afërm e deri tek miq e shokë të largët, vizitorët e të sëmurëve janë kthyer në një problem që kërkon zgjidhje emergjente. Ata hyjnë për vizita edhe në reanimacion… Mirë që s’futen edhe në sallat e operacionit…”

Kështu thotë Enver Hoxha dhe udhëqesit e tjerë në fillim të bisedës për çështjen e vizitorëve pavijonët e spitaleve, të cilët janë bërë të papërballueshëm, duke krijuar një mentalitet që duhet dënuar. 
Bëhet fjalë sërish për njëjtën mbledhje, që njoftuam një ditë më parë. Është mbledhja ditore, e sekretarëve të Komitetit Qëndror, e 3 majit 1983. Dje ju njohëm me rrahjen e mendimeve të udhëheqësve për një shqetësim të çuditshëm të tyre, shpenzimet e paimagjinueshme që bënin shqiptarët në diktaturë për vdekjet, fejesat dhe  martesat. E ndërsa kanë ezauruar këtë shqetësim, nga arkivolet që diku në fshatrat e Tiranës banorët iu thyenin kapakët, drekat e shtrenjta mortore, njerëzit që hidhnin para dhe vinin emrin në listë e deri tek shamitë e kokës që përdornin disa zona të veriut, shumë të shtrenjta sipas tyre, 800 lekë një copë, apo fustanet e nuseve që i merrnin me qira 3000 lekë për t’i veshur dy –tri herë, ata hidhen në një diskutim të ri. Vizitorët nëpër spitale dhe në burgje.

“Në burgun e Burrelit na u deshën katër makina për të transportuar ushqimet e të burgosurve, që përfituan nga amnistia, kur do të ktheheshin nëpër shtëpira. Të burgosurit, shoku Enver, na kërkojnë edhe dru për të gatuar”, thotë Hekuran Isai, ndërsa njofton se në burgje seicili kërkon të ketë kuzhinën e tij e të gatuajë vetë, duke kërkuar edhe dru e qymyr!!!
Siç njoftuam edhe dje këto biseda të zhvilluara mes Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Foto Çamit, Hekuran Isait dhe Vangjel Çërravës, ishin vetëm pak prej temave të mëdha e vogla që diskutoheshin zakonisht në këto lloj mbledhjesh.

Në mbledhjen në fjalë atë ditë  krahas  traditave “të dënueshme” në dasma, vdekjeve, a fejesa, dhe vizitat në spitale e burgje, Hoxha, Alia, Çami, Isai dhe Çërrava kanë folur edhe për organizimin e mirë dhe entuziazmin e mobilizimin e masave punonjëse gjatë manifestimeve të 1 Majit në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, për rritjen e vigjilencës, për ndërtimet, për matësin elektrik, për disiplinën në punë të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”, si dhe për ndërresën e tretë të Kombinatit të Tekstileve “Stalin”, për një takim me rritës të dalluar të bagëtive të imta, për pusin e naftës e të gazit nr. 37 në avari dhe përpjekjet që bëhen për mbylljen e tij, për problemin e gruas në disa rrethe, për rëndësinë që i duhet kushtuar organizatës së rinisë në repartet e Ushtrisë Popullore, për rëndësinë që i duhet kushtuar koncepteve të vjetra e të dëmshme që ekzistojnë akoma në disa rrethe dhe lufta kundër tyre…

Qëllimi i botimit të kësaj pjese të procesverbalit nuk lidhet shumë me anën groteske që përcjellin dialogjet e udhëheqësve, 30 vjet më parë, por më shumë për të treguar se të ç’niveli ishin diskutimet dhe prej nga pritej drejtimi, dhe zhvillimi i një vendi që nga viti në vit po shkonte pashmangshëm drejt rrënimit absolut. 

Lexoni këtu të plotë dokumentin

Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit