Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg

Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg

Gjyqtarët e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi nuk kishin dyshime. Në vitin 2001, ata njëzëri e shpallën fajtor gjeneralin serb të Bosnjës Radislav Krstiq për vrasjen e mijëra muslimanëve boshnjakë rreth qytetit të vogël të Srebrenicës.

Më pas, një gjykatës nga Portugalia i është drejtuar të akuzuarit Krstiq me këto fjalë: "Gjeneral Krstiq, në korrik të vitit 1995 pranove të bësh të keqen. Për këtë, gjykata sot të dënon dhe të cakton një dënim me burg prej 46 vjetësh". Në shkallën e fundit dënimi u ul në 35 vjet.
Kristiq deri më tani ka kaluar 26 vite pas hekurave në katër vende evropiane dhe në shtatë burgje.

“Gjyqi i tij tregoi për rënien e një shoqërie që humbi vlerat e saj, një ushtrie që humbi nderin dhe një njeriu që humbi shpirtin kur u pajtua (...) me të keqen”, shkruan shkrimtari kroat. Slavenka Drakulic në librin e saj "Askush nuk ishte atje. Krimet e luftës në Ballkan para gjyqit". 

Në një letër spektakolare, të cilën e publikoi pak ditë më parë avokati i tij, Krstiq më në fund ka pranuar se ka nxitur dhe mbështetur gjenocidin në Srebrenicë. Kështu ai u bë ish-oficeri i parë serb i Bosnjës që pranoi krimin më të rëndë nga të gjithë - gjenocidin. Në të kundërt, liderët politikë në Serbi dhe pjesa e kontrolluar nga serbët e Bosnjës mohojnë hapur gjenocidin në Srebrenicë. Në letrën e tij të pendimit, Krstiq shpreh shpresën se fjalët e tij do të arrijnë sa më shumë njerëz në atdheun e tij dhe do t'i bëjnë ata të mendojnë për krimet e tmerrshme të luftës: "Nuk ka më luftë, jo më vdekje për shkak të feve, kombeve apo besimeve të ndryshme. jo më gjenocid”.

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës kreu disa vite burgim në Poloni. Aktualisht ndodhet në Hagë.

Me letrën e tij, Krstiq i drejtohet jo vetëm publikut serb, por edhe organizatës pasardhëse të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, me kërkesën për faljen e tij në burg, në mënyrë që të kalojë pjesën tjetër të jetës në liri. Ai përmend edhe shëndetin e tij të dobët, moshën e tij dhe dhunën që ka vuajtur gjatë kohës që ishte në burg.

Pas dënimit, Krstiq u dërgua në burgun Ëakefield në Angli për të vuajtur dënimin. Në maj të vitit 2010, tre të burgosur – një britanik i konvertuar në islam, një shqiptar dhe një nigerian – hynë në qelinë e Kërstiqit dhe e plagosën rëndë atë.

Motivi i sulmit, sipas agresorëve që u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje, ishte roli i Kristiqit në Srebrenicë. Një gjykatë angleze i dha kriminelit të luftës një dëmshpërblim prej rreth 60 frangash zvicerane. Meqenëse siguria e tij nuk mund të garantohej as në burgjet e tjera britanike, Krstiq u transferua në një burg në Poloni.

Krstiqi nuk kërkon për herë të parë lirimin e tij. Në letrat e mëparshme ai shprehte keqardhjen për krimet e luftës, por jo për gjenocidin e kryer nga ushtarët e tij. Kërkesat e tij për falje janë refuzuar disa herë gjatë viteve të fundit.

Këtë herë ai mund të ketë sukses, pasi ka kryer dy të tretat e dënimit. Në letrën e tij, Krstiq shkruan se nëse lirohet para kohe dhe nëse familjarët e viktimave bien dakord, ai do të vizitojë qendrën përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës për të nderuar viktimat dhe për të kërkuar falje.

“Kam kryer një krim të paimagjinueshëm dhe të pafalshëm”, shkruan 76-vjeçari. Ai thotë se për viktimat e gjenocidit mendon “çdo moment, çdo ditë”. Ai thekson se e di se nënat dhe motrat e viktimave “nuk do ta besojnë se këto fjalë të tij janë të sinqerta, e di gjithashtu se fjalët e mia nuk mund të lehtësojnë dhimbjen apo vuajtjen që nuk do të largohet kurrë”.

Krstiq konsiderohet organizatori i masakrës së rreth 8000 burrave dhe djemve myslimano-boshnjakë në Srebrenicë. Ai ishte nën komandën e komandantit ushtarak Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës. Deri më tani, në Potoçari, një periferi e Srebrenicës, janë varrosur eshtrat e 6765 viktimave. Trupat e tyre u gjetën në 570 vende të ndryshme, kryesisht në Bosnjën Lindore, afër kufirit me Serbinë.

Një zëdhënëse e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës përshëndeti pranimin e fajësisë së Krstiqit, por u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm. Ndonjëherë kriminelët e luftës pranojnë mizori vetëm për të fituar lirinë, tha ajo. Më pas, ata ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Qendra Memoriale pret që Radislav Krstić të bashkëpunojë me drejtësinë boshnjake dhe të ndihmojë në ndarjen e të gjitha informacioneve rreth vendeve ku janë varrosur viktimat e luftës. Sipas autoriteteve në Sarajevë, gati tre dekada pas luftës, 7626 persona të zhdukur ende janë duke u kërkuar./Koha

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Pësoi aksident me makinë pasi ra në luginë, ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'

Pësoi aksident me makinë pasi ra në luginë, ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'