Epidemi gripi në Shqipëri, mjekët 
apelojnë: Nuk duhet t'a neglizhoni 

Epidemi gripi në Shqipëri, mjekët <br />apelojnë: Nuk duhet t'a neglizhoni 
Autoritetet shëndetësore në vendin tonë janë vënë në alarm për situatën gripale. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit Evropian.

Aktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së Gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1pdm09 dhe AH3N2 të cilët janë të përfshirë në vaksinën e Gripit.
Sipas mejkëve gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të shfaqjes së tij konsultohuni me mjekun e familjes dhe mjekun pediatër.

“Mjeku i familjes dhe pediatri duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e Gripit. Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë”, deklaroi Bregu.

Virusi i Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara.

Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë. Një individ i prekur nga virusi i gripit, mund të infektojë të tjerët 1 ditë parashfaqjes se simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit mund të transmetoje virusin një personi tjetër përpara se ai ta kuptoj që është i sëmurë,


Shenjat më të zakonshme të gripit janë:
Temperaturë e lartë e menjëhershme, kollë që mund të jetë e thatë, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, anoreksi, lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, si dhe dhimbje muskulare. 

Çfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga virusi i gripit
Vaksinimi me vaksinën kundër gripit, Masa parandaluese për përhapjen e virusit të gripit si dhe Përdorimi i medikamenteve antiviral. Të dhënat tregojnë që medikamentet kundër gripit, oseltamivir dhe zanamivir (inhibitore te neuraminidazes) vijojnë të kenë të njëjtin efikasitet sikurse vitin e kaluar. Por ato mund te perdorën vetëm me rekomandimin e mjekut kur ai e vlerëson të nevojshëm

Mënyra më efikase për parandalimin e virust të gripit stinor është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

* Vaksinimi çdo vit është i rëndësishëm, pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm, si dhe imuniteti i krijuar nga vaksina bie me kalimin e kohës.

* OBSH nëpërmjet Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mjeti më efikas për tu mbrojtur nga gripi.


Vaksina e gripit mund të reduktojë: Sëmundjet Akute Respiratore të Rënda, komplikacionet në të sëmurët kronik, vizitat tek mjeku, mungesat në punë dhe në shkollë si dhe parandalon shtrimet në spital .

* Vaksina kundër gripit stinor këshillohet të bëhet në popullatën në risk të lartë si:

* Fëmijët mbi 6 muajsh

* Gratë shtatzëna

* Individë që janë të prekur nga sëmundje kronike të tilla si: astma, sëmundje pulmonare, kardiovaskulare diabeti, sëmundje kronike të mëlçisë , persona me insuficencë renale si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç

* Punonjësit shëndetësore

* Punonjësit që shërbejnë në shtëpitë e të moshuarve

* Personat me aftësi të kufizuara


Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: Individë qe kanë alergji nga veza, individë që shfaqin temperaturë akute, individë që kanë pasur reaksione të mëparshme vaksinale si dhe fëmijët nën 6 muajsh.

Veprimet e praktike të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit

* Mundohuni të evitoni për aq sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.

* Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.

* Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.

* Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.

* Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.

* Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuara, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.

* Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.


Konsultohuni me mjekun për përdorimin e medikamenteve.

* Medikamentet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.

* Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.

* Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.


Kujdes, ilaçet kundër gripit jepen vetëm me rekomandim

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin