Epoka e artë e Shaqirit/ Mediat e huaja: Lojtar që nuk duhet të mungojë në formacionin e Liverpool-it

Epoka e artë e Shaqirit/ Mediat e huaja: Lojtar që nuk duhet të mungojë në formacionin e Liverpool-it

Ylli i Liverpoolit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, po shkëlqen në kampionatin anglez. Mesfushori i përfaqsuese zviceriane ka kontribuar me disa gola dhe astise të cilët kanë ndihmuar Liverppolin të fitojë disa ndeshje. Megjithatë ai akoma nuk e ka fituar besimin e Klop për të zënë një vend në formacion.

Prestigjozja Goal.com i ka kushtuar një artikull futbollisitit nga Gjilani të cilin e përshkruan si një lojtar që nuk duhet t mungojë 11-esh të Liverpoolit. “Xherdan Shaqirit lojtar efektiv i krahut të djathtë i sulmit të Liverpool por bie në sy mungesa e ndeshjeve të nisura nga minuta e pare” shkruan në rreshtat e artikullit të Goal.com dhe vazhdon më tej duke tregur rëndësinë e Shaqirit duke shkruar: “Treshja Henderson, Ëijnaldum dhe Fabinho kanë krijuar vetëm 39 raste për të shënuar gol në gjithsej 70 paraqitje. Mesfushori sulmues, Xherdan Shaqiri, i cili përdoret më së shumti në krahun e djathtë, radhitet më mirë, me 18 raste në 21 ndeshje.

Pak kohë më parë ai u cilësua si një nga blerjet më të sukseshme e Liverpool në sezonin2017-2018. Ai u transferuar nga Stoke City, gjithsej ai ka ka bërë 11 paraqitje si titular dhe dhjetra herë të tjera ai është aktivizuar nga stoli por sërish ka influencuar në lojë dhe rezultat.

Xherdan Shaqiri i ka befasuar  të gjithë me performancë e tij në Premier League, vlera e kartonit të tij u rrit me 40.3 milionë euro më shumë, pas senozit të sukseshëm me Liverpool-in.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën