Një studim i ri paralajmëron se mbi dy të tretat e gjuhëve evropiane që nuk përdoren shumë në botën e dixhitalizuar janë të rrezikuara të zhduken nga interneti.

Ky studim ka ardhur nga një organizatë jofitmiprurëse nën titullin “Gjuhët e Evropës në kohën dixhitale”, META-NET, e cila ka për qëllim të mbrojë të ardhmen e 30 ose 80 gjuhëve përmes të cilave komunikohet sot në kontinentin evropian.

Duke ju referuar këtij studimi, ka rezultuar se gjuha islandeze, letoneze, lituaneze, malteze dhe gjuha shqipe janë më të rrezikuarat, ndërsa tek gjuha italiane, frënge dhe gjermane rreziku është më pak i ndjeshëm në krahasim me grupin e parë të gjuhëve evropiane.

Këto gjuhë kanë më pak terren dhe shumë pak shembuj online për të mundësuar motorët e përkthimit dhe sistemet operative dixhitale. Ndërsa deri tani, asnjë gjuhë, përveç anglishtes nuk është më e sigurtë, pasi nga mediat dixhitale konsiderohet si gjuha me mbështetjen më të madhe, në krahasim me gjuhet e tjera evropiane.

Të dhënat e këtij studimi janë bërë publike me 26 shtator të këtij viti, si dita ndërkombëtare e gjuhës.

Sipas këtij studimi u vlerësuan programet e gjuhëve, duke përfshirë drejtshkrimin dhe gramatikën, motorët e kërkimit të internetit si Google Translate, por që shumë gjuhë evropiane nuk do të jenë në gjendje t’u mbijetojnë përballë ecurisë së sotme dixhitale e teknologjike.

Harta e gjuheve evropiane

(su.fu/Shqiptarja.com)