Era e fortë dëmton shtyllat elektrike, disa fshatra pa energji në Lezhë e Korçë (VIDEO)

Era e fortë ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Era e fortë ka dëmtuar disa linja dhe shtylla elektrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje disa fshatra në Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve, ndërsa era e fortë ka përfshirë thuajse të gjithë vendin që prej ditës së djeshme.

Po ashtu pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra në qarkun e Korçës. Në njësinë administrative Propisht pa drita kanë mbetur fshatrat Kriçkovë, Selç, Posht , Proptisht , Somotin , Slatin, Baribardh  dhe Selisht. Në njësinë administrative Udenisht pa drita janë fshatrat Lin, Piskupat dhe Buqezë, që furnizohen nga stacioni i Prrenjasit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët