Era Istrefi, 19-vjeçarja e guximshme
që spikatet nga revista amerikane "V"

Era Istrefi, 19-vjeçarja e guximshme<br />që spikatet nga revista amerikane
Era Istrefi është kurdoherë kundër rrymës dhe këtë e ka vërtetuar në stilin e saj.

Këngëtarja ka realizuar pak kohë më parë një fotoset me fotografin e njohur Fadil Berisha, foto të cilat kanë përfunduar në faqen e revistës amerikane “V” të cilët i kanë kushtuar edhe një hapësirë të konsiderushme biografi.

Media e huaj ka përmendur motrën e saj Nora Istrefi dhe bën dallimin e stilit dhe preferencës së tyre muzikore të ndryshme.

Era pranon që ka idhull të saj në muzikë Rihannën dhe Lana Del Rey dhe revista “V” e ka nderuar këngëtaren me emrin Rihanna për shkak të ngjashmërisë së saj me të.

era istrefi

Era është bërë një lajm ndërkombëtar për përfshirjen e kishës në klipin e saj “e dehun” ku ka pasur si qëllim që të tregojë personalitetin e saj të dyfishtë në ngjyra bardhë e zi e simbolikisht “pastërti-errësirë”, duke përfunduar në gojën e mediave për keqkuptim, sidomos atyre serbe.

Ndërsa, Era nga ana e saj shprehet se ndihet shumë e paragjykuar në vendin e saj, por shpejt publiku do ta kuptojnë qëllimin shpirtëror të muzikës së saj.  

Era përgëzohet nga “V” për mesazhin dhe estetikën që sjell në klipe si dhe si një yll jo vetëm i popit shqiptar, por edhe anglez për shkak të paralelizmit që bën me muzikën dhe këngëtarët.

Ajo sapo ka hedhur në treg edhe klipin e fundit "13", i cili mendohet që t'i jetë kushtuar ish të dashurit të saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)