Era Istrefi nuk ndalet, ja kush është suksesi i radhës për 24 vjeçaren

Era Istrefi nuk ndalet, ja kush është suksesi i radhës për 24 vjeçaren

Era Istrefi përkrah Will Smith dhe NIcky Jam gjatë performacës në botërorin Rusi 2018

Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria ia kanë dalë mbanë që fama e tyre tw arrijw edhe jashtë trojeve shqiptare. Shumë nga ata kanë përfaquar denjësisht flamurin tonë në fusha të ndryshme duke na bërë krenarë, një ndër to është edhe këngëtarja me famë botërore Era Istrefi.

Një nga arritjet më të mëdha të 24 vjeçres ishte performanca në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës “Russi 2018” ku këndoi këngën zyrtare të ketij evenimenti të rëndësishëm sportiv së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Era nuk ndalet me kaq, Ussoçer Indonesia ka bërë me dije lajmin se krijuesja e hitit “Bon Bon” do të performojë edhe në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së futbollit të femrave që do të mbahet në Paris të Francës. Ky eveniment për femra shënon edicionin e tij të tetë dhe do të mbahet mes datave 7 qershor dhe 7 korrik 2019.

 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime