Tre shqiptaret që po bëjnë histori në tregun ndërkombëtar/VD

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me dy këngëtarët me famë botërore Nicky Jam dhe Will Smith e cila titullohet Live it up për 2018 FIFA World Cup Russia.

Era Istrefi u bë e njohur në tregun ndëkombëtar me hitin e saj Bon Bon e cila i hapi dyert e suksesit. Era është shprehur se ndjehet shumë e emocionuar dhe të punonte me dy këngëtarët më të suksesshëm të momentit, Nicky Jam dhe Will Smith, për të ka qenë një eksperienca më e bukur.

Ajo është këngëtarja e tretë shqiptare që do të performojë në evente me rëndësi të mëdha pasi dhe Dua Lipa do të performojë në hapjen Champions League ndërsa Rita Ora ka bashkëpunuar me UEFA. Hiti i ri do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj vere dhe padyshim që është një nga sukseset më të mëdha të këngëtares shqiptare Era Istrefi.


Era Istrefi, Dua Lipa dhe Rita Ora

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë