Era Istrefi është këngëtarja më e re e “vitrinës” muzikore e cila nuk rezervohet aspak në rrjetet sociale.

Ajo karakterizohet për stilin e saj të zhveshur nga komplekset dhe nëse djali i postuar në Instagramin e saj do të ishte me të vërtetë i dashuri, Era s’do ta kishte aspak ndrydhje që ta tregonte atë publikisht.

era istrefi

Këngëtarja shihet në një foto në Instagram nën shoqërinë e një mashkulli i cili po e puth në ballë, ndërsa pranë fotos ajo shkruan, “Më mungove”, dhe bashkëngjitur inicialet e ikonës së zemrës”.

era istrefi

Kjo foto ka "ndezur" dyshimet që mashkulli në foto Astrit Ismajli të merret nga mediat si i dashuri i këngëtares, fakt që Era e ka hedhur vetë poshtë për mediat kosovare duke thënë që është një mik shumë i mirë, ndërkohë edhe regjisor i këngës "E dehun".

Era sapo ka lançuar trailerin e klipit të saj të ri "13", i cili pritet që të dalë shumë shpejt në tregun muzikor.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)