Në ditët e sotme rrjetet sociale janë një burim i gjallë informacioni për këdo që na rrethon. Pa pasur nevojë të flasim me njëri-tjetrin kuptojmë se çfarë po bëjnë dhe ku ndodhen sado që na ndajnë kilometra të tëra. Dhe praktikisht nëse mbyll rrjetet sociale, je zhdukur krejtësisht.
Një masë të tillë ndërmori edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore. Ajo është shkëputur nga rrjetet sociale, dhe ka qenë një arsye mjaft e fortë që e shtyu të bënte këtë gjë. Era Istrefië shtë shprehur se po fokusohet në gjëra që e bëjnë të lumtur të motivuar dhe së shpejti do ndajë gjithçka me ndjekësit e saj.
"Arsyeja pse nuk po postoj shumë së fundmi. Mbështetem plotësisht në këtë intervistë që është bërë një vit më parë. Offline është luksi i ri. Mora kohën time që të shërohesha pas ndërhyrjes dhe të fokusohesha në çfarë më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem një qenie njerëzore.
Jam shumë e përgjegjshme për energjinë që jap, kështu që duhet të sigurohem që më parë ta rregulloj. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat që do të vijnë dhe ti ndaj ato me ju,"- ka shkruar këngëtarja në postimin e fundit.