Më shumë se 200 izraelitë janë vrarë nga militantët e Hamasit Kfar Aza, një fshat, 5 km në lindje të Gazas, mes qytetit Netivot dhe Sderot. Mes tyre 40 janë foshnja e fëmijë, disa prej të cilëve u është prerë koka.
Nga fshati ku ndodhi masakra vijnë imazhet e ushtarëve të cilët mbartin çantat ku janë vendosur trupat e viktimave.
Një masakër që të kujton masakrën në qytetin e vogël të Ukrainës Bucha, ku në prill të 2022 u zbuluan mbi 400 viktimave. Kjo mund të jetë një Bucha e Izraelit. Skena që iu shfaq përballë ushtarëve ishte apokaliptike. Ushtarë vijojnë të nxjerrin kufoma nga banesat ndërsa janë të rrethuar nga shtëpi e makina të djegura.
Masakra ndodhi tre ditë më parë, por vetëm sot ushtria lejoi median të shikonte zonën e sulmit. “Nuk është luftë, nuk është fushë beteje, është masakër. Janë fëmijë, baballarë e nëna që janë masakruar në dhomat e tyre të gjumit”, thotë gjeneralmajor Itai Veruv.
Bilanci pritet të rritet.
“Një tmerr i paimagjinueshëm” thotë një gazetar i televizionit 24 News ndërsa shkruan se “ në fshat ndihet era e vdekjes”.
Sipas ushtrisë, familje të tëra u vranë në shtretërit e tyre. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, Masha Michelson, rreth shtatëdhjetë persona kanë hyrë në fshat dhe kanë masakruar banorët.
Komente












Këto masakra i ka bër wagneri fashist rus dhe serb fashist nga serbia të të paguar nga Putini.
Përgjigju