Maksim Debrova dyshohet se ishte punësuar nga nënkontraktori i 'Eral Construction', po punonte në kantierin e kësaj kompanie kur humbi jetën

Në pallatin ku humbi jetën gjatë punës punëtori Maksim Debrova nga Elbasani, kompania 'Eral Construction' vijon punën për rikonstruksionin e objektit në kuadër të rindërtimit nga tërmeti. Dyshohet se 33-vjeçari ka qenë duke punuar për llogari të kësaj kompanie në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet, ndonëse vihet re nga rrobat e punës qe viktima ka pasur veshur, ndërsa është marrë dhe dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nga vetë punëtorët.

Në lidhje me aksidentin në punë ka nisur verifikimet edhe Inspektorati Shtetëror i Punës. Nga veprimet e kryera deri më tani rezulton se ngjarja ka ndodhur nga mungesa e sigurisë në punë, ndërsa Maksim Debrave dyshohet punonte për llogari të nënkontraktoit që punonte për kompaninë 'Eral Construction'. Maksim Debrava nuk ishte i siguruar dhe punonte në të zezë. Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me rastin. Report tv ka siguruar dokumentin e tenderit, i cili kapte vlerën mbi 350 mln.

Dokumenti i tenderit

Gjykata e Kurbinit, liroi inxhinierin e kompanisë “Eral Construction” ku vdiq Maksim Debrova, me argumentin se ai nuk kishte asnjë lidhje sepse 34-vjeçari nuk punonte aty, por kjo i ka vrarë për së dyti familjarët.

Report Tv ka shkuar në banesën e familjes Debrova në Elbasan, ku gruaja dhe nëna e të riut që ndërroi jetë në 25 maj, tregojnë një tjetër version të historisë teksa akuzojnë kompaninë, që ishte kontraktuar për pallatet e rindërtimit në Milot, se po tenton që të fshehë të vërtetën.

Gruaja Ergeta ka rrëfyer ekskluzivisht për Report Tv se bashkëshorti i saj ishte invalid, që nuk fliste dhe dëgjonte dhe punonte në ndërtim në të zezë te Eral Construction. Dyshimet se ngjarja po fshihet shtohen edhe më shumë prej faktit se kompania, i ka kthyer pas sendet personale të viktimës, por jo celularin. Ajo shprehet se pak para se të ndodhte aksidenti, 34-vjeçari i kishte dërguar një video të motrës me të cilën kishte një lidhje të ngushtë, ku i tregonte se ishte në punë. Për motrën, Ergeta thotë se nuk e di nëse e ka video, por është e bindur që ka qenë të celulari i bashkëshortit, madje jo vetëm kaq, por edhe bisedat që ka bërë me përgjegjësin e kompanisë, i cili vinte e merrte dhe e sillte në shtëpi sa herë që e kishin punë.

Gjykata e Kurbinit, e liroi inxhinierin e kompanisë “Eral Construction”, Mondi Turhani, cili tha se i ndjeri nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë. Avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari nga Elbasani nuk është punonjës i regjistruar pranë kompanisë, prandaj nga sa mësohet familjarët do të shkojnë nesër pranë prokurorisë së Kurbinit, për të kërkuar drejtësi për familjarin e tyre.

Kjo ngjarje e rëndë nuk është e para ku është përfshirë kompania 'Eral Construction'. Në qershorin e vitit të kaluar kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" po ndërtonte rrugën e re Lekdushk-Bënçë teksa hapi një gurore pa pasur leje mjedisore. Banorët e zonës u ngritën në protestë, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e kryebashkiakut. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente