Erblira Bici futet në histori, e para volejbolliste shqiptare që fiton Champions League

Erblira Bici futet në histori, e para volejbolliste shqiptare që fiton Champions League

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici

Volejbollistja Erblira Bici është e para shqiptare që shpallet fituese e ‘Champions League’ në volejboll për femra, pasi skuadra ku ajo aktivizohet, Novara, ka fituar 3-1 me sete Imoco Volley Conegliano.

Ka qenë një finale e tërë italine ne Berlin aty ku dy setet e para treguan qartë se kush do të ishte fituesja e kësaj sfide. Edhe pse Conegliano shkurtoi diferencën duke fituar setin e tretë, në të katërtin u dorëzuan pasi u mposhtën 25-22 me pikë.

Një trofe me shumë vlera për Novara-n dhe Erblirën pasi përballë kishin skuadrën kampion të Italisë dhe gjithashtu fituesen e Kupës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)