Një 38-vjeçare italiane humbi jetën në Shqipëri, ku ndodhej me pushime së bashku me bashkëshortin Eroldi dhe djalin 1 vjeç e gjysmë. Viktima është Alessia Vidotto. E reja me origjinë nga Sedico, provincë e Belunos humbi jetën më 15 gusht 2024 si pasojë e Covid-19. Ajo ka shfaqur shqetësime teksa ka pushuar në Pogradec, por nuk është shqetësuar shumë sepse e dinte që ishte me COVID.
Megjithatë ajo është paraqitur në një qendër shëndetësore verore në Pogradec, ku ka marrë shërbim dhe më pas ka vijuar pushimet në Vlorë me familjen e saj. Në Vlorë ka bërë kontroll se është ndjerë më keq. Spitali i Vlorës e ka nisur me urgjencë në Infektivi e QSUT, por infeksioni i ka prekur zemrën dhe mjekët nuk kanë mundur që të bëjnë asnjë gjë për ta mbajtur në jetë. 38 vjeçarja Italiane ka ndërruar jetë nga Mioperikardit, komplikacion i Covid-19. Alessia Vidotto ishte e martuar me burrë shqiptar dhe ishte nënë e një fëmije të vogël.
E ëma e Alessias tregoi për mediat italiane se e bija ishte paraqitur në urgjencën mjekësore në Tiranë duke raportuar vetëm për simptoma gripi. U shtrua me urgjencë. Kur u zbulua miokarditi, nuk mund të bëhej asgjë më shumë për gruan e re.
"Alesia ishte mirë! Covidi ‘i infektoi’ zemrën shpjegon nëna e Alesias, rezidente në Mussoi, në Belluno, duke treguar atë që i kanë thënë mjekët që e i qëndruan pranë në orët e fundit të saj.
Ajo humbi jetë brenda pak ditësh nga një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili, në fazën më akute, mund të çojë në vdekje. Në disa raste, kjo patologji, e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre. Në këtë rast, sipas asaj që mësoi familja, mjekët nuk do të kishin asnjë dyshim për t'ia atribuar miokarditin drejtpërdrejt Covid-it, shkruan il mattino.
Cili është lidhja midis Covid 19 dhe miokarditit?
Miokarditi akut, është një inflamacion i muskujve të zemrës që mund të dëmtojë aftësinë e tij për të pompuar gjakun, është një ndërlikim i rrallë por serioz i infeksionit SARS-CoV-2. Studiuesit italianë nga Spitali Niguarda në Milano dhe Universiteti i Brescias drejtuan një studim ndërkombëtar për të vlerësuar frekuencën dhe pasojat e tij.
Autorët ekzaminuan të dhënat nga pacientët e shtruar në 23 spitale në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nga shkurti 2020 deri në prill 2021 për të vlerësuar frekuencën, karakteristikat klinike dhe rezultatet e miokarditit akut.
Ata zbuluan se miokarditi akut preku 2.4 nga 1000 pacientë të shtruar në spital për COVID-19, me një moshë mesatare prej 38. vjeç mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut, por pacientët që u shëruan zakonisht nuk kishin dëmtime të përhershme të zemrës."
Sipas asaj që doli në studim publikuar në revistën "Natyre' "mekanizmi që qëndron në themel të miokarditit të lidhur me COVID-19 nuk është ende plotësisht i qartë, por ekzistojnë dy hipoteza: pushtimi viral i muskujve të zemrës ose një përgjigje jonormale imune e shkaktuar nga virusi".
Dr. Enrico Ammirati, kardiolog në Qendrën Kardio De Gasperis dhe Qendrën e Transplantit Niguarda Hospital dhe bashkëautor i studimit, shpjegoi më tej se prevalenca e miokarditit të lidhur me COVID-19, edhe pse e ulët, është më e lartë se ajo e lidhur me vaksinën e COVID-19, i cili vlerësohet midis 10 raste për 100,000 dhe 10 për 1 milion njerëz të vaksinuar.
“Për më tepër, vetëm 5% e rasteve të miokarditit të lidhur me vaksinën janë të rënda, krahasuar me 38% të rasteve të miokarditit viral”, thotë Ammirati.
"Kjo dhe shumë përfitime të tjera të imunizimit i kthejnë peshoren në favor të vaksinimit."
Vaksinat kan ba kerdine
PërgjigjuNuk e vrau covid e vrau vaksina ..
PërgjigjuSpitalet e rames
Përgjigju