Ylli Pata: Gracka apo risia, e reja e zgjedhjeve të 2025-s

Ylli Pata: Gracka apo risia, e reja e zgjedhjeve të 2025-s

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, pavarësisht paktit mes Berishës dhe Ramës për të ruajtur sistemin aktual, kemi një risi dhe zhvillim të rëndësishëm. Edhe pse jo i plotë, opozita paraqet risinë më të rëndësishme të ballafaqimit elektoral të vitit të shkuar.

Ndërsa në mazhorancë gjithçka dihet, pra që përfaqësohet nga një PS që kërkon mandatin e katërt, në opozitë ka një panoramë krejt të ndryshme nga 2021-shi.

Nuk ka hipokrizi të një grupimi që qëndron bashkë por që brenda të gjithë hahen me njëri tjetrin e nuk pajtohen për asgjë. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kemi partinë e Sali Berishës, me vulë e me marrëveshje të ledhatuar nga mazhoranca, që ka edhe komisionerët por edhe shumicën e fondeve. Kemi Partinë e Lirisë së Ilir Metës, i cili sipas të gjitha gjasave nuk mund të kondicionojë aleancën me doktorin, e ka shumë mundësi të dalë më vete.

Ndërkohë po më vete janë Demokratët Atlantikë të Bashës, LZHK e Dash Shehut, Agrarët e Dukës, por edhe partia e re Demokratike e antiberishjanëve të Alibeajt.

Ajo që duket por që nuk po thuhet ende, mund të kemi një aleancë apo grupim elektoral të të gjithë subjekteve që nuk e gjejnë veten te Sali Berisha e Ilir Meta. Domethënë të gjithë të tjerët, deri të partitë e reja fare, e në ekstrem PD e vulës së doktorit e Meta të jenë subjekti për tu mundur.

Shumëkush do ta trajtojë këtë si një krijesë të Ramës për të mos bërë të mundur që opozita të vijë në pushtet. Por pas paktit të fundit ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës për të mbyllur edhe më shumë listat e deputetëve, nuk ka opozitar që i beson kësaj përralle.

E në këtë logjikë, opozita ka të gjitha mundësitë që të kthehet në argumentin kryesor të zgjedhjeve, qoftë edhe me debatin mes vetes, por që mund të lindë atë që pritet alternativën.

Me një fjalë, atë që opozita nuk e ka lejuar pra një votim të brendshëm mund ta ketë. A do vijë në pushtet? Natyrisht që jo, sepse si vulë ka një personazh tashmë të vulosur të padëshiruar dhe në arrest shtëpie për korrupsion.

Megjithatë statusi i Berishës sipas të gjitha gjasave do të ndihmojë opozitën aq sa mundet për të dhënë një zhvillim të ri. Pasi siç u pa në zgjedhjet lokale, ka humbur çdo iluzion që mund të ecet para me klasën e vjetër. Por edhe të mos votohet apo ti jepet vota PS-së nuk shkon. Opozita shqiptare ka një traditë që nuk voton për pushtetin nëse nuk është i bindur, pale kur e urren. Por alternativat nuk se janë një lulëzim po pa gjë nuk është. Sarkazëm? Po mirë pse në 14 maj 2023 Gazmend Bardhi nuk lejoi opozitarët që të votonin me alternativë, por ndaloi PD që të garojë me kandidatët e saj për kryetar bashkie?

Këtë herë kjo nuk ndodh. Madje mundësia, varet sa vota e diasporës do të galvanizojë konkurencën opozitare. Natyrisht e gjitha kjo është hipotezë, e ndoshta sondazhet do të njihen më mirë kur të nxehen ekipet në terren. Por edhe në most ë ndodh kjo, e rëndësishme është se ka ekupe të reja. Në një farë mënyre e në të gjitha mënyrat kjo nuk kishte ndodhur. Madje e bukura është se kush po mbron Berishën e sulmon opozitarët janë ish-socialistët e Edi Ramës që prej 10 vjetësh kanë tentuar të fitojnë qytetarinë e së djathtës, por që nuk kanë kandiduar kurrë të provojnë sa i duan njerëzit e opozitës./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Nëse ikën Meta dhe 3 vampirët politik, Shqipëria bëhet 4 milion se kthehen edhe arbëreshët e ‘Skënderbeut’

Spahiu: Nëse ikën Meta dhe 3 vampirët politik, Shqipëria bëhet 4 milion se kthehen edhe arbëreshët e ‘Skënderbeut’