Erdit Asllani: "Femrat
vdesin për drejtora"

Erdit Asllani: vdesin për drejtora"">
Është drejtori më popullor në vend falë rolit të tij. “Drejtori” i Portokallisë vjen në këtë intervistë duke treguar më shumë për veten dhe për drejtorin.

Tashmë të gjithë flasin për të, e duan, e komentojnë dhe madje publiku është identifikuar me shprehjet e tij. “Zero-ja” e “drejtorit” tashmë përdoret gjithandej, madje nga vetë drejtorat dhe ata që mezi e presin të ulen në një karrige komode, si Erditi.

Por se si lindi dhe nga u frymëzuar për këtë rol aktori pohon “ Idenë nuk e solla unë, po e gjeta këtu mes jush (qesh). E di ç’më ndodhi? Dje më tha një zonjë: “Fiks e ke atë rolin. Edhe djali ime drejtor do të bëhet”. Të gjithë ne vdesim të bëhemi çik drejtora për reputacion, jo për gjë tjetër”.

Pyetja e parë që bëjnë gjithë admiruesit tuaj është; kush është në të vërtetë “drejtori” i Portokallisë?

Në të vërtetë unë jam Erditi, e kundërta “e drejtorit“ …”Drejtorit” i pëlqen muzika klasike, mua ajo moderne, atij biondet mua brunet (qesh). Mua më pëlqen të lexoj, ai të rrijë në Facebook. Unë punojë për të arritur atë që dua, ”drejtori” pret t’i vijë ajo që do… Një gjë ka të mirë ”drejtori”, çohet nga gjumi në orën 1 në drekë dhe shikon ëndërra të bukura më shumë nga Erditi (qesh).

Ju keni nisur sezonin e fundit tek Portokallia dhe jeni pëlqyer mjaft në publik. Përse zgjodhët pikërisht një spektakël si ky ?

Është padyshim spektakli më i ndjekur në Shqipëri. Nuk është se një ditë të bukur pa diell  mua më ra nga qielli ideja për të provuar portokallinë. Realisht kisha shumë kohë që po e mendoja dhe po punoja për karakterin dhe për përshtatjen profesionale që kërkon Portokallia. Tani mendova se isha gati dhe jam gati për një rrugë të gjatë në Portokalli .

E ke ndjerë efektin që ka roli yt në publik?

Zero..hahaa “Ore drejtor” më thonë “ate zeron e qan” hahaa

Si lindi ideja për të bërë një rol të tillë?

Idenë nuk e solla unë, po e gjeta këtu mes jush (qesh). E di ç’më ndodhi? Dje më tha një zonjë: “Fiks e ke atë rolin. Edhe djali ime drejtor do të bëhet”. Të gjithë ne vdesim të bëhemi një çikë drejtora për reputacion, jo për gjë tjetër.

erdit asllani

Tepër i qetë në skenë kur gjithë publiku shpërthen në të qeshura…

Ka qenë zgjedhja ime për të sjellë diçka të veçantë. Nga ana tjetër profesionalisht duhet ruajtur kontrolli, sepse të qeshurat e publikut apo ritmi i Salsanos, meqë ra fjala, Salsano të
përshendes. Jam duke dhënë një intervistë dhe po gjej rastin të të përshëndes ëëë; ku e lamë? Haha a po. Po thoja që është pak delikate, sepse duhet të ruaj ritmin e personazhit tim kundrejtë të qeshurave të publikut dhe ritmit të Salsanos në dialog.

Si je ndjerë në stafin e Portokallisë?

Shumë mirë. Është atmosferë shumë e mirë dhe për më tepër fryma e bashkëpunimit të jep dorë për të ecur përpara. Sigurisht edhe aty ka vështirësi dhe ngërçe profesionale si në çdo punë tjetër.

Kujt i detyrohesh më shumë të themi në mbështetjen që të është dhënë?

Unë jam i ri dhe kam nevojë për mbështetje. Për këtë duhet ta falenderoj gjithë stafin e Portokallisë, por në veçanti Regjisorin për mbështetjen profesionale dhe për atmosferën pozitive që krijon në grupin tonë.

Familja jote si e ka pritur këtë sukses?

I kanë lënë të gjitha punët. Që të hënën presin të dielën t’ju dalë “drejtori” në ekran!

E ke provuar ndonjëherë të jesh drejtor deri tani?

Tek puntata e pestë në Portokalli, po edhe ajo ishte ëndërr (qesh).

Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë një drejtor sipas teje?

Nuk duhet të bëj xhiro me karrigen me rrota që ka tek zyra! (qesh)

Sa i lidhur je me personazhin që bën?

Është një personazh që e kam krijuar unë. Ai jeton prej meje. Që të jetë sa më jetëgjatë ai duhet ushqyer çdo ditë, duhet rifreskuar dhe duhet plotësuar si karakter edhe me anët e tjera të tij.

Roli yt ironizon më shumë të rinjtë që duan ngjitje në karrierë pa kaluar stadet e tjera. E has shpesh këtë fenomen në përditshmërinë tënde?

Unë nuk e has, por ne të gjithë e hasim. Në një farë mënyre unë i falenderoj bashkëmoshatarët e mi “drejtora” se më dhanë një dorë të mirë në përfaqësimin tim në Portokalli (qesh). Por nga ana tjetër ky është një problem, ky është një mentalitet që po rrënjoset në shoqërinë tonë. Për këtë ka faj familja, ka faj shteti ku politikat e ndjekura për të rinjtë janë zerooo.. Fajtorë janë vetë të rinjtë që mendojnë kështu dhe pasojat e këtyre i vuajnë vetë këta të rinj. Pastaj familja, pastaj e gjithë shoqëria jonë, tani dhe në të ardhmen.

Për një publik që është kurioz, si është përditshmëria e Erditit?

Përditshmëria ime është e thjeshtë. Në oraret e punës jam në punë, jashtë punës mendoj për punën. Ore dini gjë kur do t’i mar pushimet unë? Hahah..

Si i ke raportet me femrat? Si reagojnë kur të shohin në rrugë apo lokal?

“Drejtor” hesapi. Femrat gjithmonë kanë respekt për drejtorat.

Fansat më të shumtë cilët janë? Kush të ka përgëzuar më shumë deri tani?

Nuk kam arritur ta dalloj se cilët janë më të shumtit; të rinjtë, fëmijë, burra, gra, polica, artista, infermiera, hhaha etj.. Për këtë jam I kënaqur dhe uroj të vazhdojë kështu me këmbë në tokë pa u shkëputur nga realiteti (qesh).

Të ardhmen tënde si aktor ku e sheh më tepër të fokusuar, teatër,  film apo në spektakle televizivë si ky që je?

Për mua në çdo kohë asnjëra nuk e përjashton tjetrën. Këto kohë kam xhiruar edhenë një  film. Për momentin jam i fokusuar tek Portokallia. Është një spektakël gjigand që kërkon përkushtim maksimal. Ndihem shumë mirë aty.

Shkrimi u botua në suplementin “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv