Erdogan i trembet Rusisë, ndryshon
qëndrim:Jam i trishtuar për incidentin 

Erdogan i trembet Rusisë, ndryshon<br />qëndrim:Jam i trishtuar për incidentin 
Një ditë pasi paralajmëroi Rusinë që të mos luajë me zjarrin, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë një ndryshim 180 gradë.
 
Erdogan tha se ndihej “i trishtuar” nga rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat ushtarake turke në kufi me Sirinë këtë të martë.
 
Presidenti turk tha se do të donte që ky incident të mos kishte ndodhur dhe uroi që të mos ndodhte sërish.
 
Por, ai ka refuzuar t’i kërkoi falje Rusisë dhe ka paralajmëruar qytetarët e tij të mos kryejnë udhëtim të panevojshëm për në Rusi.

“Ndihemi vërtetë të trishtuar nga ky incident. Nuk do të donim që një gjë e tillë të ndodhte, ne nuk e donim por fatkeqësisht ndodhi. Uroj që një gjë e tillë të mos ndodhë më”, tha Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në qytetin Balikesri.
 
“Ajo që i themi Rusisë është ‘Ejani flasim për këtë çështje brenda kufijve të saj dhe le ta zgjidhim. Le të mos gëzojmë të tjerët duke dëmtuar marrëdhëniet tona.”
 
Erdogan ka kërkuar takim me Putin, por presidenti rus thotë se më parë Turqia duhet të kërkojë falje para se të pranoi të ulet në bisedime. Pas kësaj, Erdogan përsëriti thirrje duke thënë se dëshironte që ta takonte Putinin gjatë samitit për klimën në Paris.
 
Ministria e Jashtme ka deklaruar se duhen shmangur vizitat “derisa situata të qartësohet”, duke iu referuar demonstratave para ambasadës turke në Moskë.
 
Të premten Rusia pezulloi lëvizjen e lirë për qytetarët turq dhe pritet që në ditët e ardhshme të vendosë sanksione ekonomike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)