Erdogan letër Albin Kurtit për ambasadën e Kosovës në Izrael: Mund të shkaktojë dëme të mëdha

Albin Kurti dhe Recep Tayip Erdogan

Teksa kryeministri i Izrealit e fton kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurtin në inaugurimin e ambasadës në Izrael, Presidenti i Turqisë duket se mban një qëndrim kundër.

Sipas mediave kosovare, Reccep Tayyip Erdogan i ka dërguar letër Kurtit ku e uron për fitoren në zgjedhje por ndër të tjera ai i kërkon që ta shmangë një vendim për të shkuar në Izrael.

Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Vetëm pak më herët, mediat kosovare kanë bërë publike letrën e dërguar nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu për Albin Kurtin ku i uron fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në letrën e tij ai ka përmendur dhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Izrealit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 25 prillit, kush nga liderët po bind më shumë Rama apo Basha?

Komento

Komente

  • Igor: 01/03/2021 20:36

    Ne vitin 1912 ishin Turqit qe ja fali Kosoven Serbise ku na ndau si nji popull,140 vite lidhje dipllomatike me Serbine cka i ndodhi popullit qe ne kohen e Rankovicit e deri tani ata kure nuk e hapen gojen qe te kritikojne Serbine se cka ndodhte me popullin Shqipetare ose vellezerit e vegjel te Turqise,dhe sot pazaret ma te forta i ka me Serbine dhe Rusine dy armiqe te popullit Shqiptare dhe ma ne fund doti jep ushtrise Serbe Dronet e Turqise per ta bombarduar Kosoven ,dhe Shqiperine kesoj vellezer kemi mjaft ne koshat e berllokut.

    Përgjigju
  • Eli: 28/02/2021 06:30

    Filluan presionet e baba sulltanit mbi Kosoven qe e cileson satelit te Turqise ne Ballkan.

    Përgjigju
  • Iris: 28/02/2021 02:49

    Ik ore sulltan Erdogan,ik mbushu!Cfare deme do kishte Kosova ?Do te kete me pak xhami e me pak influence turke? Ne se kjo eshte pasoja,bravo Kosova.Midis Netanjahut te korruptuar dhe nje Erdogani diktator,Izraeliti eshte e keqja me e vogel.Ik qerrohu, se nuk ke per t'u bere kurre as sulltan i ri i Ballkanit,as i Lindjes se Mesme!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: 'Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet'