Erdogan paralajmëron Rusinë:
Kujdes, mos luani me zjarrin

Erdogan paralajmëron Rusinë:<br />Kujdes, mos luani me zjarrin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë që të mos “luajë me zjarrin”. Por, ai ka shtuar se nuk kërkon që të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën, koment i cili duket më shumë se kërkon ta ndezë sesa të shuajë konfliktin për avionin e rrëzuar këtë jave.
 
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë më të këqijat të dekadave të fundit, pasi ushtria turke rrëzoi një avion rus në kufi me Sirinë.
 
Rusia ka kërcënuar me sanksione ekonomike kundër Ankarasë, gjë të cilën Erdogan e konsideroi si “emocional”.
 
“Ne i rekomandojmë shumë sinqerisht Rusisë që të mos luajë me zjarin”, tha Erdogan gjatë një fjalimi para mbështetësve në Bayburt, në verilindje të Turqisë. “Ne nuk duam që marrëdhëniet me Rusinë të dëmtohen në asnjë mënyrë.”

Erdogan tha se mund të flasë me Vladimir Putinin në samitin e klimës në Paris, që do të mbahet javën e ardhshme, diskutim që do të ishte i mirëpritur nga SHBA dhe BE, të cilët mendojnë se konflikti ka zhvendosur vëmendjen nga lufta kundër Shtetit Islamik në Siri.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure