Sistemi rus raketor i mbrojtjes S-400 do të mbërrijë në Turqi në fillim të muajit korrik, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, është shprehur Erdogan.
S-400 nuk janë në përputhje me sistemet e NATO-s dhe kanë qenë një burim në rritje i mosmarrëveshjeve midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan, këtë muaj përmendi se si Turqia do të tërhiqet nga programi i fluturimit F-35 nëse Ankaraja nuk ndryshon nga planet e saj për të blerë sistemet e raketave.
Erdogan tha se do të diskutojë çështjen me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump kur të takohen në samitin e këtij muaji të G-20.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se Ankaraja do t’ju kundërpërgjigjet sanksioneve të Uashingtonit.