Erdogan telefon Vuçiç dhe Kurtin për tensionet në veri të Kosovës, Turqia gati të kontribuojë në dialog

Erdogan telefon Vuçiç dhe Kurtin për tensionet në veri të Kosovës, Turqia gati të kontribuojë në dialog

1685556829_erdonga.JPG

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon dhe se Turqia është gati të kontribuojë me pjesën e tyre që u takon.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti, ku është disktuar edhe për zhvillimet në veri të Kosovës

“Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut”

Gjithashtu Presidenti Erdoğan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Gjithashtu gjatë bisedës telefonike Kurti dhe Vuçiç i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdogan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Turqi më 28 maj.


Lajmi kryesor:

Sërish tensione në veri, plagoset një polic i Kosovës në Zveçan! Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim, tani do të mbanim zi për të vdekurit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë