Erdogan: Turqia e gatshme të jetë ndërmjetësuese për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Erdogan: Turqia e gatshme të jetë ndërmjetësuese për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Recep Tayyip Erdogan

Turqia është e gatshme të rifillojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese në bisedimet për zgjidhjen në Ukrainë. Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne jemi të gatshëm të ringjallim procesin e ndërprerë të negociatave në Stamboll për zgjidhjen në Ukrainë”, tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, kriza në Gaza dhe konflikti në Ukrainë mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore, raporton Tass.

“Ne jemi të bashkuar me në atë që nuk ka zgjidhje ushtarake në Palestinë dhe Ukrainë", tha Erdogan.

Erdogan ka deklaruar në mënyrë të përsëritur gatishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar një zgjidhje në Ukrainë dhe për të ofruar vendin e tij si një vend për bisedimet e rinovuara midis Moskës dhe Kievit.

Erdogan komunikon shpesh me presidentët rus dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin