Erdogan lë Shqipërinë, u prit me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë

Një përqafim i ngrohtë me Kryeministrin Rama në shkallët e avionit në Rinas nisi vizitën 1-ditore të Presidentit Turk Erdogan në Shqipëri. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, destinacioni i parë ishte Laçi, inaugurimi i lagjes së re të të cilit ishte arsyeja kryesore e vizitës së Presidentit turk.

522 do të jenë familjet që do të gëzojnë apartamentet e reja në Laç, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke. Ishte Erdogan ai që drejtoi ceremoninë e prerjes së shiritit për lagjen e re, ndërkohë që u nderua me titullin 'Qytetar Nderi i Kurbinit' si dhe sheshi qendror në lagjen e re mori emrin e tij.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar miqësinë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shumë të fortë dhe se Turqia i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë duke e tregua  se dy popujt janë vëllezër mes tyre me lidhje rrënjësore që datojnë shekuj më parë. Teksa i shprehu vlerësimet për ndihmën e dhënë,  Rama tha se mbetet në mendje fjalia e parë që i ka thënë Erdogan në takimin e parë me të: “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time".

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai tha se Spitali i Fierit forcoi edhe më shumë këtë miqësi dhe me ndërtesat e rindërtuara në Laç do të shkojnë edhe më tej.

"Gëzimi dhe dhimbja juaj është gëzimi dhe dhimbja jonë", tha ai.

"Para 13 muajsh në këtë vend ku jemi sot bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa të cilat janë 522 njësi banimi që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente dua tu uroj të gjithëve përfituesve t’i gëzoni këto shtëpi", tha ai.

Në mbyllje Erdogan nuk i ka kursyer kritikat për vendet e Bashkimit Europian në lidhje me pandeminë

"Shtetet e fuqishme, u kyçën dhe u mbyllën përbrenda, duke mbyllur dhe sytë e tyre, por ne nuk vepruam ashtu. Dolëm jashtë kufijve, për të parë dhe dramat e vëllezërve tanë, me çdo mundësi që kishim ne", nënvizioi Presidenti turk.

Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij u drejtua nga Garda e Republikës dhe RENEA.

Erdogan takon Ramën në Kryeministri, ndërkohë që asnjë takim nuk është parashikuar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.

 

 

VIDEO- Eventi i plote ne qytetin e  Laçit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Erdogan lë Shqipërinë, përcillet nga kryeministri Rama, i dhurojnë sërish përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit (VIDEO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka lënë Shqipërinë, ndërsa është shoqëruar deri në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' nga kryeministri Edi Rama. Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë pamjet e largimit të Erdogan teksa vihet re se nuk mund të mungonte sërish një përqafim i ngrohtë mes vëllezërve, ashtu siç ata e cilësojnë njëri-tjetrin.

Ora 20:35
Përfundon vizita, Erdogan largohet nga Shqipëria! Të gjitha rrugët të hapura, Policia e Shtetit: Nuk ka pasur asnjë incident

Presidenti turk, Erdogan, është larguar nga Shqipëria. Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se falë masave të shtuara të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vendin tonë ka përfunduar pa asnjë incident dhe tashmë të gjitha rrugët janë të hapura. Ndër të tjera Policia e Shtetit falenderon shoferët dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Njoftimi i Policisë
Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.

Ora 18:05
Erdogan në Shqipëri, Zëri i Amerikës: Bie në sy mungesa e një takimi me Metën

Zëri i Amerikës ka shkruar për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë dhe të gjithë axhendën e tij, nga përurimi i 522 apartamenteve në Laç, tek takimi me Ramën në kryeministri dhe nënshkrimi i marrëveshjeve. Në shkrimin e Zërit të Amerikës vihet re theksi që ka vënë tek fakti se presidenti turk Erdogan nuk kishte në axhendë një takim me presidentin Ilir Meta.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, - u shpreh Fuga.

Ora 14:09
VIDEO/ Rama dhe Erdogan në një nga apartament e rinj në Laç, kryeministri batuta: Dola garant për dhëndrin turk që mori vajzën shqiptare! Presidenti turk: Po bëri numra, jam unë

 

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Recep Erdogan vizituan një nga apartamentet e rinj në Laç, ku nuk munguan batutat.

Rama tregoi 'historinë' se si djali i inxhinierit turk, u njoh e më pas u fejua me vajzën nga Laçi. Kryeministri tha me shaka se kishte qenë edhe ai bashkë me babanë e djalit për të kërkuar dorën e vajzës e se madje kishte dalë garantë për të në emër të Erdogan.

'Shefi i kantierit ka qenë fantastik. Djali i tij erdhi këtu për ta takuar të atin dhe mori nuse nga Laçi. Unë isha krushk nga ana turke. Shkova bashkë me babain të kërkonim dorën e vajzës. Dola garant në emrin tënd për atë djalin, i thash mos bëj numra se...", tha Rama.

Po me batutë u përgjigj edhe Erdogan, teksa tha: 'Nëse do bëjë numra, jam unë'.

Ora 13:19
Inaugurohet ‘Sheshi Erdogan’ në Laç (VIDEO)

 

522 banesat e rindërtuar në Laç janë bërë me financimet turke dhe për këtë arsye në mirënjohje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, një shesh në të është vendosur emri tij.

Ka qenë vetë Erdogan që ka inauguruar sheshin me emrin e tij “Sheshi Erdogan”.

Ora 13:11
Erdogan dhe Rama presin shiritin e inaugurimit të 522 banesave të rindërtuara në Laç: Të themi bismilah

 

Ka qenë Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e inaugurimit të 522 apartamenteve  të rindërtuara në Laç. Në skenë u ftuan të gjithë kontribuuesit në rindërtim ku prenë shirin.

Gjatë fjalës së tij Ergogan tha “ të presim shiritin dhe të themi me bismilah”

Ora 13:04
Erdogan merr titullin 'Qytetar Nderi i Kurbinit', kryetarja e Bashkisë: Mirënjohës për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira

 

Bashkia e Kurbinit i ka akorduar titullin 'Qytetar Nderi' Presidentit turk Recep Erdogan. Kryebashkiakja Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në 'ditët më të vështira'.

"Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit'. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit", tha ajo.

Ora 13:02
Erdogan: Vëllezërit rrinë pranë njëri-tjetrit në çdo rast! Spitali i Fierit ishte ‘lidhja e miqësisë’, këto ndërtesat në Laç e forcojnë edhe më tej

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai tha se Spitali i Fierit forcoi edhe më shumë këtë miqësi dhe me ndërtesat e rindërtuara në Laç do të shkojnë edhe më tej.

“Po theksoj një gjë, është parim besim, ku shenja e vëllazërisë nuk është ti të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë Dhe nga sot e në vijim në do u qëndrojmë pranë. Shpresojë që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë deri në pafundësi. Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën duke mbyllur sytë e tyre, por ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për t’u qëndruar pranë vëllezërve me çdo mundësi që kishim ne. Edhe në ndërtimin e Spitalit në Fier, ne e quajtëm “lidhja e miqësisë” dhe me këtë ceremoni po e kurorëzojmë edhe më tutje. I madhi Zot të mos na sjellë më sprova kaq të mëdha. Ata që humbën jetën nuk i kthejmë dot mbrapsht, por ajo qa na takon është të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh. Me banesat e rindërtuara sigurojmë 522 familje shqiptare”, tha Erdogan.

Një falënderim special Erdogan e pati edhe për mikun e tij Edi Rama.

“Përgëzoj të gjithë ta që kontribuuan në finalizimin e këtij projekti. Një përshëndetje special do kisha edhe për mikun tim për Ramën që ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë këtij procesi me suportin e tij”, tha ai.

Ora 13:01
Rama dhe Erdogan i dorëzojnë çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç, qytetari: Gjithmonë mirënjohës

 

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan i kanë dorëzuar sot çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç, në lagen e rindërtuar me ndihmën e qeverisë turke, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

"Kujtoj 2 vite më parë kur në lacjanët endeshim të tronditur, të trishtuar, pa shpresa pa ëndrra.Nuk kishim shpresë, u drejtoheshim qiellit. Rama na dha forcë, se kishte mikun, presidentin e Turqisë. Shqiptari di ta vlerësojë të mirën dhe populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron as miqësinë as dashurinë e populli turk. Faleminderit shumë. ", tha njëri prej banorëve.

Ora 12:49
Erdogan: Përmbushëm premtimin, janë ndërtuar 522 njësi banimi që kushtuan 42 mln euro

 

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan tha sot nga Laçi se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka kushtuar 42milionë euro.

"Në korrik të 2020 sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, filluam ndërtimin e kantierit të ndërtimit dhe pse kishte shpërthyer COVID. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi e kanë kushtuar afërsisht 42 mln euro. I uroj të gjithë familjarëve t'i gëzojnë këto banesa. Arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë", tha ai.

Ora 12:46
Erdogan: Gëzimi dhe dhimbja juaj, janë gëzimi e dhimbja jonë! Vëllait i duhet qëndruar pranë kur ka nevojë

 

Presidenti turk Erdogan nga Laçi ku është i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti, tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij.

"Dua t'ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën. Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë", tha Erdogan.

Ora 12:37
Rama falënderon inxhinierin turk: Ia kaloi vëllazërisë së Erdogan, martoi djalin me një shqiptare

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalimin në ceremoninë  e rindërtimit të banesave në Laç me një mënyre të pazakonte, duke falënderuar inxhinierin turk që punoi në Laç. Ai tha se Serveti ka ndihmuar edhe më shumë në forcimin e vëllazërinë pasi ka martuar djalin me një shqiptare, duke ia kaluar Erdogan.

“Unë do e mbyll fjalimin me Servetin, i cili për mua është shembulli i  njeriut të punës që ka farkëtuar të gjithë politikën e Turqisë. Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje, e ka tejkaluar edhe presidentin, pasi djalin e ka martuar me një shqiptare.  Zoti president shumë shumë faleminderit”, tha Rama.

Në janar të 2021, Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e fejesës së një çifti në Mamurras. Bëhet fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, i cili u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama, i cili i pranishëm në shkëmbimin e unazave.

Ora 12:36
Rama: Kur një tërmet shkatërrues goditi Turqinë, të gjithë u trembën se do tërhiqen investime në Laç, unë e besova se do e mbante fjalën dhe e bëri

Kryeministri Edi Rama ka treguar një episod kur nisën punime t për rindërtimin e lagjes në Laç dhe Turqia u goditën nga një tërmet shkatërrues. Rama tha se kishte besimin se Erdogan nuk do të tërhiqej nga fjala e tij e dhënë dhe e mbajti.

“Unë i thash se kjo nuk do të ndodhi, jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse nuk do i kishte mundësitë, Erdogan nuk do e linte punë për të mbajtur fjalën këtu, dhe të shkonte ta bëtë atje. Erdogan jo vetëm e beson por edhe e bën realitet atë që solla këtu pak më parë si një nga porositë e profetit “nëse nuk beson nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë si për vetën tënde””, tha Rama

Ora 12:29
Rama: Erdogan i jep kuptim fjalës 'vëllazëri' duke u gjetur pranë vëllait gjithmonë, e mban fjalën

 

Kryeministri Rama tha se Presidenti Erdogan është nga të rrallëtr politikanë që e mbajnë gjithmonë fjalën e tij.

"Është shumë e vështirë të gjesh njerëz në politikë që 'Po-në' e kanë Po dhe 'Jo-në' e kanë Jo. Presidenti Erdogan e mban fjalën. Kuptimi që ai i jep me vrap fjalës 'vëllazëri' është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed 'asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllanë e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet'. Premtova se do të flas shkurt por siç thonë kritikët e mi në këtë pikë unë i ngjaj atij", tha Rama.

Ora 12:25
Rama tregon takimin e parë me Erdogan: Jam krenar që jam mik i tij! Më tha ‘kur të fitosh respektin e popullit tënd do jesh vëllai im’

Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori gjatë takimit të parë të tij me Recep Tayyip Erdogan, ku tha se ai i kishte thënë se do të bëhet vëllai i tij në momentin që Rama do të fitonte respektin e popullit shqiptar, Rama tha se Erdogan është mik i shqiptarëve dhe një mik i tij shumë i mirë.

“Kjo është një ditë e veçantë pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madhe të Shqipërisë dhe mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harrura nga takimi i parë me Erdogan, i cili asokohe ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga TV dhe nga Tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende nuk isha bërë kryeministër. Më thotë dëgjo këtu “ Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tim. Shqiptarët janë zemra e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por do të them vëllai atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd.” Unë jam shumë krenar që ta quaj vetën miku i presidentit Erdogan. Madje edhe një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë , a është e vërtet që jeni miku i Erdogan? I thash jo nuk është e vërtetë, i tash e kam shumi mik, jo mik”, tha Rama.

Ora 12:22
Rama ‘rrëmben’ buzëqeshjen e Erdogan, batuta në Laç: Ishalla përkthyesi m'i çon fjalët si duhet

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë ceremonisë së inaugurimit të banesave të ndërtuar në Laç. Ndërsa pak më herët tha se Erdogan nuk qesh kur del në Tv, sot me batutat e tij arriti t’i vidhte’ një buzëqeshje kur tha se “ishalla përkthyesi në turqisht ia çon fjalët siç duhet’

“E kam frikë përkthyesi se nuk e di si përkthen fjalët në turqisht, por duhet t’i besoj se unë turiqish nuk di dhe jam në një moshë të thyer për ta mësuar”, tha Rama.

Ora 12:17
Nikolla përlot kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, kujton ditët pas tërmetit tragjik: Fëmijën e saj e ushqente me gji në vendin e punës ku qëndronte deri natën vonë

 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, teksa falënderoi Presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan për rindërtimin e banesave të reja në Kurbin, që u shembën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nuk lla pa përmendur as punën e bërë nga kryebashkiakja. Nikolla kujtoi ditët pas tërmetit, teksa tha se kryebashkiakja Majlinda Cara punonte deri në orët e vona të natës, duke ushqyer me gji edhe foshnjën e saj në vendin e punës. Fjalët e Nikollës dhe kujtimi i atyre ditëve, përlotën Carën.

"Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej tja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e undit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër", tha Nikolla.

Ora 12:02
Ministri turk i planifikimit urban:  Lidhjet rrënjësore me nesh ka bërë të ndajmë bashkë gëzimet dhe hidhërimet! T’i gëzoni banesat e reja

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban i Turqisë, Murat Kurum ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa u uroi jetë të lumtur banorëve që do të hyjnë në banesat e tyre në Laç. Ministri tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.

‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta. Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri.

Ora 11:50
522 banesa të rindërtuara në Laç, kryerbashkiakja Cara: Nuk gjej dot fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk

 

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.

"Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t'i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t'i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë", tha Cara.

Ora 11:05
Erdogan do të dorëzojë sot çelësat e shtëpive të rindërtuara në Laç, banorët në pritje të tij: I jemi falënderues për ndihmën

Dhjetëra qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t'i dorëzojë sot çelësat e banesave të rindërtuara qytetarëve. Banorët shprehin mirënjohjen e tyre për këtë investim të qeverisë turke, teksa theksojnë se lagjja e rindërtuar është sipas të gjitha standardeve.

"Erdogani për Kurbinin është jeta e Kurbinit", thotë njëri prej tyre.

"I jemi falënderues qeverisë turke që ka dhënë kontribut për Kurbinin. Lagja e ndërtuar është shumë e mirë. Do të doja që këtu të bëhej edhe një xhami dhe të vendoset busti i Erdognit", shprehet një tjetër.

"Lagjja e re është bërë shumë e bukur. Erdogan ka zemër t'i japë edhe më shumë Shqipërisë.", thotë një tjetër.

'E kanë ndihmuar qytetin e Laçit, tërmeti ishte fatkeqësi dhe qytetarët do strehohen tani. Lagjja e re është shumë e bukur", thekson një qytetar.

Ora 10:58
FOTOLAJM+VIDEO/ Vizita në Tiranë, Erdogan sjell në Shqipëri makinën me të cilën i bëri xhiro Ramës në Stamboll

Presidenti i Turqisë Erdogan do të lëvizë nëpër Shqipëri me automjete të marrë me vetë. Nga fotot dhe videot e siguruara nga Report Tv shikohet e parkuar para Aeroportit të Rinasit automjeti Mercedes Benz Maybach. Me të njëjtin automjet Erdogan ka lëvizur me Kryeministrin Rama në Stamboll, teksa e drejtonte vetë makinën.

Makinat kanë ardhur me një super avion ushtarak, foto të të cilit nga Aeroporti i Rinasit e shikoni më poshtë, siguruar nga Report Tv. 

1642413532_WhatsAppImage20220117at10.54.592.jpeg

Ora 10:36
Erdogan mbërrin në Rinas, pritet me ceremoni zyrtare dhe përqafime nga Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Rinas, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama.

Sapo Erdogan ka zbritur nga avioni është pritur me përqafime nga Rama. Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.

Ora 09:12
Qytetarët presin në Rinas me flamuj në duar Erdoganin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:20, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk dhe shqiptar në duar dhe foto të Erdogan për ta pritur.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2022 01:14

    Cfare skena te peshtira!Cfare pritje prej servilesh! Ne aeroport e rruge kane nxjerre ca dordolece te marre me qera nga kolegji turk,a nga ndonje medrese, me flamuj e foto.Te njejtat marjoneta idiote kane bere te njejten pritje hipokrite qe nga koha kur pritem kokat e Victor Emanuelit e deri te Krushovi,Pol Poti e te gjithe maskarenjte me rradhe.Te kujton ate darken e famshme te /Radiostacioni/ qe riperseritet vazhdimisht me te njejtit buratine shtepie,vetem ata per te cilet jepet pritja,ndryshojne.Ministri turk i mjedisit e urbanizimit na permendi faktin qe ndajme se bashku /gezimet,telashet,pikellimet/,por harroi te permendi dhe pushtimin per 500 vjet.Kurse Rames tone naiv i ka bere pershtypje leksioni qe i paska dhene Erdogani,se si fitohet respekti ne popull.Z.Rama respekti ne popull fitohet me menyra te ndryshme,por diktatoret dhe maskarenjte,kane metodat e tyre si i fitojne,mjafton t'a pyetesh sulltan Erdoganin,dora vete,sesi e ka <<fituar>>.Dhe besoj qe ato 42 milion qe kushtuan banesat(qe nje mik i vertete nuk duhet t'i permendete kurre),jane pjese simbolike e reparacioneve per demet qe na keni kushtuar me pushtimin tuaj te qelbur 500 vjecar,apo jo,sulltan Erdogan?

    Përgjigju
    • Rring rring: 18/01/2022 04:55

      O iris mori ne telefon mesjeta. Donin te dinin kur do kthehesh mbrapa? P.S. po deshe skena servilesh shiko gjithe ato idiotet qe priten berishen do i thene “o sali o hero gjithe shqiperia ty te do”. Berisha qe e djeg shqiperine per hesap te vete, ndersa kur vjen dikush qe ka ndertuar qindra shtepi banimi falas pritet me urrejtje.

    • Andarti shqipfoles: 18/01/2022 02:31

      Bravo! Keshtu sic shkrove ti flasin gjithe shtetet e Europes me njera tjetren per demet kolosale te luftrave pafund qe kane bere ndaj njeri tjetrit. Bejn sikur kerkojn te ndertojn ura miqesie me treg dhe monedh te perbashket, me aleance ushtarake, dhe me disa harmonizime politike, por kur shkojn ne lokal politikanet europian zihen me grushta per demshperblimet e luftrave (me besoni per kete sepse i kam pare me syte e mi dhe une nuk do ju genjeja kurre - ata zihen cdo dite!). Rama duhet ti kishte lene ne rruge ato qindra familje qe u strehuan nga donacioni turk! As nga Italia dhe Gjermania nuk duhet te pranonte donacione sepse edhe ata na kane pushtuar. Madje me Italine nuk duhet te kemi fare lidhje diplomatike sepse nuk na kane kerkuar ndjese per pushtimin romak (ata thone nuk ju kerkojm ndjese pa na kerkuar ju ndjese per sulmet ushtarake te Pirros se Epirit, por ju… me falni, NE shqiptaret nuk kemi faj per sulmet e Pirros). Perfundimisht, Rama eshte servil dhe i paafte, dhe Shqiperia NUK BEHET! Ikni nga ai vend i mallkuar! Efharisto!

  • Mondi: 17/01/2022 20:19

    Po parat Si Jan fale e marre borxh nga bota per termetin ku ndodhen oo ????????????

    Përgjigju
  • Piku: 17/01/2022 17:40

    Kryeministri shpesh kapet me perkthyesin. Minimumi qe mund te beje z. Rama eshte t'ia jape paraprakisht fjalimin perkthyesit qe te nihet me fjalen e tij (gje qe e ben rralle), aq me teper qe nuk eshte aspak i kollajte te perkthehet per shkak te figurave letrare edhe shprehjeve frazeologjike qe perdor.

    Përgjigju
  • Mesi: 17/01/2022 15:46

    Falemnderit, tesekurler President Erdogan

    Përgjigju
  • 0&pi: 17/01/2022 15:32

    O Drin po si I bahet kur Erdoganin nuk e don as populli vet kur Turqin e ka perfshi kriza,kur ai vret e pret te gjith kundershtaret e vet,apo ti drini nuk lexon as nuk din ca bahet nga politika e jashtme,manej e kupton edhe bufi qe ERDOGANI me investimin e Lacit don me mbulu investimet per XHAMI ne teritorin Shqiptar.Se edhe ENVER HOXHA ketu vriste e priste shokt e vet dhe njerez te pafajshem dhe ne KOSOV kujtojshin se asht udheheqesi ma i mir ne bot.Ketu tek ne qysh nga 1992 me Berishen e deri ne dit te sodit te tana qeverit i jan servilos Turqis.Se ai gjen terren ketu dhe ne Kosove.Vllazen me pushtuesin Turk 500 vjet??kush mun te me jap spjegime??Erdogani ktheu kishen e vetme ne Kostandinopoj ne xhami para 3 vitesh,ai ka qellime myslimanizmi ne tan ballkanin.

    Përgjigju
  • Arditi: 17/01/2022 15:18

    Ahahaha nuk e pordhi fare Meten. Po domosdo se Erdogani takon burra jo burracakë.

    Përgjigju
  • drini: 17/01/2022 13:38

    Falemnderit Edogan. Falemnderit Turqi. Kjo eshte fjala sot per Erdogan.Thuajeni te shkreten fjalen falemnderit se e meriton, na u gjend athere kur njerzit vdisnin poshte mureve te ndertesave. Si harroni keshtu nderin o njerez? Flasim per sot, sic nuk flasim per histori kur gjermanet e italianet , greket e serbet na pushtuan dhe vrane njerez e shkaterruan prona e shtepi.

    Përgjigju
  • Zerva shqipfoles: 17/01/2022 13:15

    (Sot do i bombardojm portalet falas dhe pa asnje lodhje. Neve shqipfolsat anonim sulmojm cdo aleance te Shqiperise, por kjo me Turqine eshte vecanerisht acaruese! Do e kishim marre Epirin e Veriut ne 1997 po mos te ishte per kercenimin qe na beri Turqia). Shikoni… shqiptaret jane rrace idiote qe pranojn ndihme nga Turqia! Kush e di se cfare i ka premtuar Rama sulltanit ne shkembim! TURP! Si i harron Rama krimet e osmaneve?! Ku e gjen Rama autoritetin te bej kete gje kur ai eshte ne pushtet me vota te vjedhura?! S’BEHET KY VEND JOOOO!!! Efharisto!

    Përgjigju
    • Gjergj: 17/01/2022 20:23

      Ju, jini "ajka" e asaj qè blehet pèr 300€. Ekonominè e semaforit, e njihni ju fshatarèt, sua ha qeni shkopin. Falimenton Janulla dikur, ska problem fare. Vijnè kinezèt ndoshta, dhe paguajnè 320€. Çapkènèr ju kemi, dhe jo ashtu siç thonè disa pèr sojin tuaj, GOJORE.

    • Zerva shqipfoles: 17/01/2022 17:08

      Ta dish ti Jorgo se sa faqe interneti, faqe facebook-u, dhe forume shqip, kontrollojm neve shqipfolesit minoritar, do pyesje nese eshte punesuar gjithe fshati jo gjithe familja. Kemi fonde te mjaftueshme sa u bejm edhe reklama ne google faqeve tona ne menyre qe te ndikojm te diaspora ne menyre aktive (jo thjesht te na gjejn rastesisht). Dhe kemi mjaft sukses ne helmin propagandistik edhe pse stervitjen e stafit e kemi pak problem… ndonjehere harrojn dhe ta thone troc qe jane nga Dropulli ose nga Himara! Ndoshta kane origjine shqiptare (para se te asimiloheshin ne shekullin e 19-te) se greket e vertet nuk jane aq te trashe sa arnautet! Efharisto (Mos harroni: s’behet ky vend! Ikni!)

    • Gjergj: 17/01/2022 15:49

      Jini "tè punèsuar" familjarisht tek Janulla mo?

  • LORA: 17/01/2022 13:05

    Falnderim per ndihmen bujare dhe madhore te Republikes Turke per Popullin Shqiptar,te demtuar shume rende nga termeti i 26 nentorit 2019 Turqia eshte dhe duhet te mbetet aleate strategjike e Shqiperise tone.

    Përgjigju
  • Qyprilliu: 17/01/2022 12:57

    Faleminderit i madhi ERDOGAN.

    Përgjigju
  • Jago: 17/01/2022 12:19

    Si tha loki ket duhet ta kish bere papa i romes po se beri ????????????.Kjo i ve piken cdo gjeje ska nevoje per koment.

    Përgjigju
  • Erdogan: 17/01/2022 11:28

    A derra derra Shqiptar fshatar e katunar. Jeni msu me mamluk ju

    Përgjigju
    • Gjergj: 17/01/2022 15:52

      Paske vènè mbiemrin e babait pèr nofkè? Hè mè tè lumtè ty.

  • Emergency: 17/01/2022 11:00

    Lejoni nipërit e mbesat e Shqiptarëve Arnauti të Turqisë,që të ri marrin Pronat e Gjyshërve!

    Përgjigju
  • Anonim: 17/01/2022 10:22

    Po cfare behet keshtu o shqiptar,nuk keni me identitet qe i shkoni turkut nga pas.

    Përgjigju
    • fdew: 17/01/2022 15:44

      Ik mor vemje

  • gjergji: 17/01/2022 08:17

    o Edo ta dije Skenderbeu se cilin ke sjelle ne pervjetorin e tij,nuk edi se cilin kishte bere te parin kurban ty apo Erdoganin

    Përgjigju
    • gjergji: 17/01/2022 16:49

      per @gjergji,mund te kishin zgjedhur nje date tjeter por jo 17 Janarin,eshte nje ulje kombetare,te pakten per mundin dhe shpirtin qe ka pasur

    • Sona: 17/01/2022 15:45

      Falemnderit President Erdogan, dhe gjithe bamiresve te tjere, se sonte 520 familje do flene ne shtepi te reja! Pa asnje lek..

    • Rrapi: 17/01/2022 13:06

      Po po ashtu ashte po ta dinte edhe hitleri qe shqiptaret kan zaptu gjermanin i kishte djeg te gjithe ke furrat e sobes,,,,leni mer kto teorite e maocedunit populli jone nuk kan buk me hor e ne dum te zgjedhim kush na ndihmon apo jo si dhia e zgjebosur e bishtin perpjete

    • @gjergji.: 17/01/2022 12:29

      O analfabet funksional. Edhe emrin e Kastriotit, e shkruan gabim. Ato të tjerat pastaj, janë jargë torollakësh që dinë vetëm të ndotin atmosferën. Po ta kishim patur atë Gjergj sot? Ma merr mëndja, do kishte patur "nja 1 vit punë" me kokat e burrave kurva që popullojnë trojet e tij Me Erdogan, do merreshe vesh kollaj sepse të paktën do U mundësonte disa të varfërve të kenë ku të fusin kokën. Analfabeti funksional si puna jote, di të hajë fara dhe të tërheqë qyrret që i varen në fytyrë si spango. Për tjetër gjë, se ke. Qyrranjos me celular.!!!

    • Tito: 17/01/2022 11:00

      Nuk tregohet atdhedashuria me histori 200 vjecare. Tregohet se si e respekton ti tani vendin tend. Gje qe vetem 20% e shqiptareve po e ben. Pjesa tjeter vec e ndot,e shfrytezon, e vjedh dhe e shkaterron per interesa personale dhe per mungese edukate.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?