Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Xhamia e Namazgjasë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritën që ditën e enjte do të vizitojë Shqipërinë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inagurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Gjithashtu nga fotot e shkrepura te xhamia kanë filluar përgatitjet e para. 

Përpara xhamisë janë vendosur flamuj turk dhe shqiptarë.

Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një hoxhë turk. Madje në një postim në rrjetet sociale Imami turk Enes Bastur ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan, por as këtë vit nuk u hap.

Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës

FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës