Qyteti i Gjirokastrës mirëpret për herë të parë këtë vit edicionin e 8-të të Kampionatit Europian të Parashutizmit.
Ky aktivitet sportiv, që nisi dje (6 tetor), përgjatë 8 ditëve do të sjellë në këtë qytet 100 pilotë dhe finalistët nga 25 vende të ndryshme.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndau pamje nga ceremonia e hapjes së kampionatit në kalanë e Gjirokastrës.
"Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Kampionati Europian i Parashutizmit të Lirë në Gjirokastrën e Rilindur, ku kanë zbarkuar për të garuar 8 ditë me radhë finalistët nga 25 vende, ju uroj një javë sa më të mbarë", shkruan Rama.