Erdogan viziton Beogradin: Turqia është gati të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi! Shpresojmë të arrihet sa më shpejt një marrëveshje dhe për targat

Erdogan viziton Beogradin: Turqia është gati të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi! Shpresojmë të arrihet sa më shpejt një marrëveshje dhe për targat

Recep Taip Erdogan

SERBI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar ditën e sotme Beogradin , ku është takuar me presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Erdogan gjatë vizitës së tij tha se shpreson që  Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave teksa përgëzoi arritjen e marrëveshjes për dokumentet për hyrje-dalje.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, u shpreh Erdogan .

"E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike", tha presidenti turk.

Presidenti serb u shpreh se gjatë takimit me Erdogan  diskutuan dhe për një bashkëpunim më të madh ushtarak.

Vuçiç përsëriti dëshirën e Serbisë për të blerë dronë turq “Bajraktar”.

Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë para sesa ishim pajtuar në të kaluarën dhe të ofrojnë qindra miliona euro”, ka thënë Vuçiç.

Rexhep Tajip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç

Marrëveshja  për heqjen e dokumentave për hyrje-daljet mes Kosovës  dhe Serbisë u arrit më 27 gusht. Sipas marrëveshjes, qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve. 

Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Qeveria ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS - që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen