Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në mbledhjen e datës 28.10.2013, shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Liçencimit dhe e Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë së Çmimeve dhe Tarifave, lidhur me skedulimin e pagesave dhe të planshpenzimeve të shoqërisë “CEZ Shpërndarje” sh.a. (në administrim të përkohshëm).

Në bazë të këtij relacioni është konstatuar se nuk mund të miratohet një planprotokoll që CEZ të mundësojë pagesat zë për zë, përveçse renditje të zërave prioritarë, pa cenuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Shkaku për këtë ka qenë gjëndja e rëndë, në të cilën ndodhet kompania CEZ. Sipas relacionit, humbjet e CEZ-it arrijnë deri në 45% dhe arkëtimet janë vetëm 78.3%.

Ndërkaq, sipas vendimit të marrë nga Bordi i Komisionerëve të ERE-s, kompania CEZ duhet të vazhdojë të sigurojë furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë, ERE detyron kompaninë që të vazhdojë të paguajë detyrimin mujor ndaj KESH-it si edhe ndaj OST-së deri në faturën korente.

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)