/ATSH/- Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) miratoi së fundi licencimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), në bazë të së cilit kjo kompani lejohet të tregtojë energjinë elektrike.
Sipas ERE-s, liçenca do të jetë 30-vjecare.
Pas ndryshimit të aksioneve nga CEZ tek shteti, liçencimi ishte një akt i nevojshëm juridik për këtë funksion që ka OSHEE.
Vendimi i Bordit të ERE-s bazohet në Ligjin "Për sektorin e energjisë elektrike" dhe në rregulloren "Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave", të miratuar nga Bordit i Komisionerëve në vitin 2008.
/Shqiptarja.com