ERE: Në rritje numri i faturave
elektrike me konsum zero

TIRANE- Numri i faturave me konsum zero të energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë administrimit të përkohshëm shtetëror të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Sipas raportit të monitorimit të punës së kësaj kompanie në 5 muajt e parë të vitit, të publikuar nga ERE, numri i faturave me zero konsum është rritur thuajse me 5% nga muaji mars në muajin prill, duke kaluar nga 242.502 në 293.027, rreth 50 mijë fatura më shumë.

CEZ ende nuk ka bërë të ditur hartën e arkëtimeve, nëse janë zgjeruar apo jo zonat ku konsumatorët paguajnë energjinë elektrike, por, sipas bilanceve të paraqitura nga kjo kompani, realizimi i të ardhurave ka qenë pozitiv. Një ndër problematikat kryesore të administratës së mëparshme të CEZ-it kanë qenë humbjet e pajustifikuara në rrjet, që sillnin një dëm të konsiderueshëm financiar.

Rajone dhe zona të tëra si Kukësi dhe Kruja deri para 5 muajsh paguanin vetëm 2% të energjisë së konsumuar. Nuk ka të dhëna nga administrata aktuale nëse në këto zona ka përmirësim të situatës. Duke marrë parasysh shtimin e ankesave për mbifaturime të pajustifikuara, rritja e të ardhurave duket se vjen nga abuzimet e faturuesve.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës