TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur paraditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për çmimin e energjisë. ERE zhvillon sot seancë dëgjimore me përfaqësuesit e OSHEE për çmimin e energjisë të propozuar të premten nga ky institucion, i cili ka kërkuar që tarifa të jetë 12.32 lekë për kwh.
 
Pas propozimit të OSHEE i takon Entit Rregullator të Energjisë që të vendosë se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike.
 
Vendimin për çmimin e energjisë, ERE pritat ta marrë në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që kërkesë për rritje të çmimit kanë paraqitur edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)