Erik Lloshi: Nudizmi, këngëtaret
shqiptare nuk dinë ta shesin veten

Erik Lloshi: Nudizmi, këngëtaret<br />shqiptare nuk dinë ta shesin veten
Ai tashmë është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të skenës, jo për bukurinë e tij sesa për zërin brilant që na sjell çdo ditë ‘live’ dhe me baladat e tij prekëse. Bëhet fjalë për këngëtarin Erik Lloshin, i cili përmes këtij rrëfimi na zbulon bashkëpunimin më të ri me reperin Stresi, fenomenin e të kënduarit play-back, pasionin e tij për baladat si dhe projektet në vazhdim. Në këtë intervistë Eriku ndalet edhe tek vlerësimi që i bëjën artistëve të vërtetët në Shqipëri. “Normal që të gjithë ne këngëtarët ose të paktën ata që me të vërtet janë këngëtar dhe artistë në shpirt marrim më shumë kënaqësi shpirtërore sesa vlerë monetare”, shpreh Eriku. Ndërkohë, së shpejti ai pohon se do të përfundojnë edhe xhirimet e klipit më të ri me Stresin.
 
Erik muzika është pjesa jote e pandarë. Si ju ka gjetur ky sezon veror?
Është e vërtetë që është bërë një pjesë e jetës pa të cilën unë nuk mund të jetojë. Sezoni veror, normal me koncerte me ‘live’ nëpër vende të ndryshme po dhe pushimet nuk i lë mbrapa.
 
Fakti që ju tashmë këndoni ‘live’ ju ka bërë të jeni një zë i dashur për publikun shqiptar. Është ky një sukses i të qenit këngëtar?
Për mua si këngëtar i muzikës ‘live’ normal që po, pastaj për pjesën tjetër të këngëtarëve që këndojn ‘play back’ s’di çtë them. Në fakt, të gjithë këngëtarët në botë nëpër koncerte këndojnë ‘live’ këngët e tyre, vetëm në Shqipëri ndodh që shumica e këngëtarëve këndojnë play-back këngët e tyre për fat të keq. Mesa duket, nuk duan ta lodhin veten e tyre shumë ose nuk munden t’i këndojnë dot live si në studio!
 
Pas suksesit që keni pasur në festivale, një tjetër sukses është dhe bashkëpunimi me emrat e njohur të muzikës. I zgjidhni vetë apo janë kolegët ata që duan zërin tuaj?
Kjo varet nga mënyra se si mund të jetë momenti ose përshtatja e produksionit. Nuk është strikte, edhe më kanë ftuar dhe i kam ftuar për bashkëpunime, gjithëmonë duke ditur se kujt mund t’i përshtatet kënga. Mendoj që, rëndësi ka se në fund të dal diçka e bukur për publikun dhe të pëlqehet.
 
Ju kemi parë vetëm përmes baladave, aty e gjeni më shumë veten?
Baladat janë një pjesë e imja që nuk besoj se do të ndaloj ndonjëherë duke i kënduar. Pavarësisht se shumica e këngëve të mija janë balada, kam dhe disa që janë ritmike dhe kanë rezultuar përsëri të sukseshme.
 
Një surprizë e radhës është edhe bashkëpunimi me Stresin. Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?
Ideja e këtij bashkëpunimi është e imja dhe e kompozitorit tim Kledi Bahitit. Menduam që këtë verë të paraqitesha ndryshe me ngjyra me verore dhe Stresi normal i ka dhënë bukurinë dhe veçantinë e vet këtij bashkëpunimi.
 
Është ky një projekt që do t’iu rikthej ndryshe?
Patjetër që po! Do të jemë ndryshe, por sërish duke ruajtur normat e etikës artistike. Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për të gjithë.
 
Kujt i këndoni në këngë, ka ndonjë mesazh specifik?
Teksti i kësaj kënge i dedikohet një vajze që mundohet të futen në jetën e djalit në fjalë, por problemi i vetëm është sepse djali sapo është ndarë nga e dashura e tij. Vështirësia për t’ia fituar zemrën këtij djalit do të jetë shumë e madhe për vajzë. Por, si çdo fund edhe ky përfundon me sukses. Autorja e tekstit është Rozana Radi të cilën e falenderoj. Gjithashtu edhe kompozitorin e këngës Kledi Bahitin dhe “Three Doots”.
 
Mendoni se ky bashkëpunim do t’iu klasifikoj në top hitet verore?
Shpresoj që po sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh.
Gjithsesi, sërish me veten time kam bindje të plotë që do pelqehet si bashkëpunim.
 
Të kënduarit nuk të fal vetëm kënaqësi, por edhe vlerësim monetar. Sipas jush sa vlerësohet një këngëtar në shqipëri?
Normal që të gjithë ne këngëtarët ose të paktën ata që me të vërtet janë këngëtar dhe artistë në shpirt marrim më shumë kënaqësi shpirtërore sesa vlerë monetare. Sa i përket vlerësimit monetar në Shqipëri është për të ardhur keq.
 
Tregu muzikor po përjeton një krizë ‘nudizmi’ ku komercialiteti ku shfaqet në çdo këngë. Është ky një fenomen që duhet të zhduket?
Përsa i përket pjesës së nudizmit ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri... ndryshimi është sepse këngëtaret femra në botë mund ta përdorin pjesën e veshjeve ekstravagante në skenë, por të paktën dinë si ta shesin dhe dinë të këndojnë. Ndërsa në Shqipëri kjo pjesë nga disa të ashtëquajtura ‘këngëtare’ mirë që nuk dinë se çfarë këndojnë, por nuk dinë as të shesin veten e tyre bukur në ekran.
 
Cilat janë projektet verore në vazhdim?
Për momentin është bashkëpunimi me Stresin, që po i përkushtohem dhe po bëjmë xhirimet e klipit. Kemi sërish projekte në vazhdimës, por çdo gjë ja lemë kohës.

erik lloshi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot